Prindërit shqetësohen më shumë, kur fëmijët e tyre janë pre e bulizmit, sesa të mbeten shtatzënë. Studiuesit analizuan më shumë se 2,000 prindër me fëmijë nën 18 vjeç.
Pjesëmarrësve në studim ju kërkua të plotësonin një pyetësor në lidhje me shqetësimet që ata kishin me fëmijët e tyre.
- Rezultatet tregojnë ngacmimi dhe cyberbullying shqetësonte 61 për qind të prindërve.
- Stërvitja e pamjaftueshme është shqetësimi tjetër më i madh, që “peshon” në mendjet e 60 përqind të nënave dhe baballarëve.
- Ushqimi i keq, abuzimi me drogën dhe siguria në internet është një shqetësim për 55-57 përqind të prindërve.
- Abuzimi i fëmijëve, vetëvrasja, depresioni, shtatëzënia dhe stresi plotësojnë listën 10 shqetësimeve.
Dr. Freed tha: “Për prindërit e fëmijëve në moshën pesë- vjeçare, kanceri është cilësuar si një shqetësim kryesor për shëndetin edhe pse në këtë moshë është mjaft i rrallë.”
Cyberbulling lidhet me depresion, ankth, pagjumësi dhe një rrezik në rritje të vetëvrasjes.
Dr. Freed shtoi: “Prindërit duhet të diskutojnë rregullisht sigurinë në internet me fëmijët dhe adoleshentët, dhe mënyrat për të parandaluar problemet.”
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.