Këshilla & Arsye

May 23, 2017 | 15:30

Ky produkt është një ilaç i fuqishëm kundër depresionit

Është shumë e rëndësishme të kujdesemi në mënyrë të vazhdueshme për shëndetin tonë mendor, prej së cilit varet gjithçka tjetër.

1

Sipas raportimeve të Aleancës për Çrregullimet Depresive (Depression and Bipolar Support Alliance), depresioni ka prekur deri tani 14.7 milionë adoleshentë amerikanë, një shifër kjo që përkthehet në 6.7% adoleshentë në të gjithë botën. Kjo shifër rritet çdo vit me ritme të frikshme.

Është fakt i njohur që dietat ndikojnë në shëndetin tonë mendor. Nisur nga kjo, studiuesit në kërkimet e tyre janë përpjekur të gjejnë një lidhje sesi mund të ndikojnë ushqimet dhe produktet e shëndetshme në shëndetin tonë mendor, shkruan Shije. Studiuesit pohojnë me plot bindje se produkti më i fuqishëm që mund të ndihmoj në luftën kundër depresionit është shafrani i Indisë. Ky produkt, përveçse përdorimeve në gatim, ka edhe shumë përfitime shëndetësore.

Arritja në këtë përfundim është bazuar në rezultatet e mbi 10.000 studimeve të mëparashme lidhur me përdorimet e shafranit.

Hulumtimet tregojnë se shafrani i Indisë mund të ndikoj në shumë aspekte të shëndetit mendor. Përbërësit e tij ndihmojnë kimikatet e trurit për të krijuar balanca midis tyre. Shafran i Indisë është gjithashtu një agjent shumë i fuqishëm anti-inflamator. Kjo është shumë e rëndësishme për shëndetin mendor, duke qenë se inflamacioni është i lidhur me shumë çrregullime psikiatrike.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top