Mirëqenie

April 27, 2017 | 10:40

Ky suplement ju jep energji dhe ndihmon në tretjen e dhjamit

A keni kërkuar një suplement natyral që të jep energji, të ndihmon të tretësh dhjamin dhe të detoksikohesh nga mineralet e rënda si plumbi dhe mërkuri?! Nese po, algat jeshile të ujërave të freskëta të quajtura ‘chlorella’ janë ajo çfarë ju nevojitet.

1

Me origjinë nga Taivani dhe Japonia ky superushqim është i pasur me fitonutrientë, përfshirë aminoacide, klorifil, betakaroten, potasium, fosfor, biotinë, magnezium dhe vitaminën B-kompleks.

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Chlorella është një algë blu- jeshile që ngjan me spirulinën.

Studimet kanë treguar se të mirat që sjell konsumimi i chloreles ndihmon në një funksion hormonal, përmirëson shëndetin kardiovaskular, përmireson kundë rindikaciomet që sjell rrezatimi dhe kimoterapia, ul presionin e gjakut, detoksikon organizmin.

Chlorella ka sasi të lartë të koncentrimit të klorofilit. Ne të gjithëve na këshillohet të konsumojmë shumë perime jeshile, por është shumë e vështirë që të konsumojmë 5-7 porcione perime çdo ditë, ndaj chlorella na e ofron shumë mirë këtë.

Mund të konsumohet në formë pluhuri ose tabletë.

Vlerat ushqyese të chlorella/Në 3 lugë gjelle chlorella kemi:

Proteina—16g

Vitaminë A—287% nevojave ditore (ND)

Vitaminë B2—71% ND

Vitaminë B3—33% ND

Hekur—202% ND

Magnezium—22% ND

Zink —133% ND

Chlorella përmban një sasi të mirë të vitaminës B1, vitaminës B6 dhe fosfor. Për vlerat ushqyese Chlorella ia kalon sallatës me lakër, spinaqit dhe brokolit dhe është në 10 ushqimet më të mira në botë.

  • Detoksikon metalet e rënda

Nëse keni dhëmbë të mbushur me mërkur, jeni vaksinuar, keni ngrënë rregullisht peshk, keni qenë të ekspozuar në rrezatim, jeni konsumator të ushqimeve që vijnë nga Kina trupi juaj mund të ketë marrë me shumicë metale të rënda si plumbi, kadmium, uranium dhe mërkur. Atëherë ju keni nevojë të menjëhershme për detoksikim.

Konsumimi i rregullt i chlorella ju ndihmon në detoksikimin nga metalet e akumuluara në trupin tonë pa shkaktuar probleme në organet tona.

  • Detoksikim nga rrezatimi dhe kimioterapia

Nivelet e larta të klorofilit tek Chlorella ndihmojnë trupin nga rrezatimi ultraviolet, duke larguar nga trupi pjesët radioaktive.

“Përbërësit qelizor dhe funksioni i sistemit imun qëndrojnë në nivele normale dhe janë shumë të këshilluara tek pacientët që i nënshtrohen kimioterapisë ose tek ata që marrin medikamente si immunosupresore, siç jane steroidet.”

  • Mbron sistemin imun
  • Ndihmon ne humbjen e peshës

Të humbasësh peshë është e vështire sidomos me kalimin e viteve. Marrja e Chlorella redukton dukshëm përqindjen e dhjamit në trup, kolesterolin në gjak dhe kontrollon nivelet e sheqerit në gjak. Chlorella ju rregullon hormonet, metabolizmin, përmireson qarkullimin e gjakut, jep energji.

  • Ju bën të dukeni më të rinj

Chlorella redukton stresin oksidativ që shkakton ndotja, stresi dhe një dietë e varfër. Arsyeja që Chlorella është kaq efektive është sepse rrit natyralisht nivelet e vitaminës A, vitaminës C dhe glutathione në trupin tuaj, i cili eleminon radikalet e lira dhe mbron qelizat tuaja.

Konsumoni çdo ditë 1 lugë gjelle ose 2 kapsula për 2 javë dhe ju do ta shikoni ndryshimin.

  • Lufton kancerin
  • Forcon sistemin imun

Heq nga trupi metalet e rënda që janë një mjedis i përshtatshëm për zhvillimin e kancerit. Studimet e bëra në individë me kancer tregojnë se chlorella rrit veprimin e qelizave T, duke luftuar kështu zhvillimin e qelizave jonormale.

  • Ul nivelet e sheqerit në gjak dhe kolesterolit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top