Merrni një moment për veten tuaj, për t’u çlodhur dhe për të provuar një test që luan pak me nënndërgjegjen tuaj. Është një test për t’iu përgjigjur tri pyetjeve të elaboruara nga tradita tibetiane, pa reflektuar shumë, por duke u mbështetur në impulsin e parë dhe pastaj duke parë se si kombinimi i këtyre përgjigjeve mund të tregojë diçka për veten.
Për lehtësi, ju sugjerojmë të merrni një stilolaps dhe letër, para se të ndiheni rehat …
Pika 1
Imagjinoni që para jush janë këto pesë kafshë: një derr, një tigër, një lopë, një kalë dhe një dele. Tani ju vendosni vetë mënyrën si do t’i rendisni ato, mendërisht ose në fletë letre.
Pika 2
Mundohuni të përshkruani secilin nga elementet e përmendura në këtë listë.
Një kafe është …
Deti është …
Një qen është …
Një mi është …
Një mace është …
Pika 3
Mendoni pesë njerëz që janë veçanërisht të rëndësishëm në jetën tuaj. Shkruani emrat e tyre dhe shoqërojeni secilin prej tyre me një ngjyrë të zgjedhur midis: të verdhës, jeshiles, portokallisë, të kuqes dhe të bardhës.
Tani le të përpiqemi të shohim se çfarë zbulojnë përgjigjet tuaja …
Përgjigjja e pyetjes së parë duhet të lexohet në këtë mënyrë: lopa simbolizon karrierën tuaj, tigri vetëvlerësimin tuaj, delet përfaqësojnë dashurinë, kali familjen dhe derrin paratë. Rendi me të cilin keni rregulluar kafshët korrespondon me shkallën e rëndësisë që ju ia atribuoni secilës prej këtyre sferave.
Përgjigja e dytë do të zbulojë diçka në lidhje me mënyrën se si e shihni jetën: mënyra si keni përcaktuar qenin përfaqëson personalitetin tuaj, ajo që keni shkruar për macen lidhet me personalitetin e partnerit tuaj, mendimi për miun zbulon se çfarë ju mendoni për armiqtë, përkufizimi që keni dhënë për kafenë thotë diçka në lidhje me marrëdhënien tuaj me seksualitetin dhe më në fund, ajo që keni shkruar për detin, tregon vizionin tuaj të përgjithshëm të jetës.
Ngjyra me të cilën shoqëroni njerëzit që keni menduar zbulon qëndrimin tuaj ndaj tyre: e verdha do të zbulojë një person i cili ka shumë ndikim në jetën tuaj, portokallia është për personin që e konsideroni një mik të vërtetë, e kuqja është për dikë që e doni me gjithë qenien tuaj, e bardha tregon personin që ndien më të lidhur ngushtë me ju dhe jeshilja është e lidhur me atë që nuk do ta harroni kurrë…
Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / http://aprilamente.info
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.