Lady Gaga ka zbuluar betejën e saj me çrregullim të stresit post-traumatik (PTSD) gjatë një vizite në një qendër me të rinjtë e pastrehë LGBT të New York.
Gjatë kohës së saj në qendër, Lady Gaga ka udhëhequr disa nga banorët në një meditim të grupit dhe u tha atyre se ajo kishte PTSD.
“Unë kam një sëmundje mendore dhe unë luftoj me këtë sëmundje çdo ditë, kështu që kam nevojë për meditim për të qëndruar e qetë,” tha ajo.
Lady Gaga tha se ishte hera e parë që ajo kishte ndarë publikisht diagnozën e saj.
“Unë vuaj nga PTSD. Unë kurrë nuk i kam thënë askujt më parë. Por mirësia që kanë treguar për mua mjekët, familja dhe miqtë, më shpëtoi jetën”, është shprëhur këngëtarja.
Ajo ka zbuluar se ishte përdhunuar në moshën 19-vjeçare.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.