Mirëqenie

January 17, 2017 | 11:29

Lajm i mirë për njerëzit që duan ushqimin pikant

I pëlqeni ushqimet pikante? Nëse është kështu, shkenca ka disa lajme të mira për ju. Ngrënia e specave të kuq djegës mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë.

1

Një studim i ri, i publikuar në PLoS ONE, ka gjetur se njerëzit që konsumojnë spec të kuq djegës kanë 13% më pak gjasa të vdesin para atyre që nuk konsumojnë fare ushqime djegëse.

Për këtë studim, hulumtuesit në Universitetin e Vermontit analizuan të dhënat nga më shumë se 16.000, të cilët u ndoqën për 18.9 vjet.

Gjatë kësaj kohe, gati 5000 vullnetarë kishin ndërruar jetë. Vdekshmëria totale e vullnetarëve që kishin konsumuar spec të kuq djegës ishte 21.6%, ndërsa tek ata që nuk kishin konsumuar ishte 33.6%, një diferencë me 12%.

Ekspertët thonë se kanalet tek sipërfaqja e jashtme e qelizave në trupin e njeriut, të quajtur Receptorët Potencial të Përkohshëm, mund të jenë përgjegjës. Ato janë receptorët e parë që marrin substancën djegëse kapsaicin, përbërësi kryesor tek specat djegës.

Dëshmi të tilla mund të çojnë në njohuri të reja për marrëdhëniet mes dietës dhe shëndetit, rekomandimet e përditësuara dietetike, dhe zhvillimin e terapive të reja, thonë studiuesit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top