Një humbje e rëndë për skenën muzikore shqiptare. Sipas njoftimeve të mediave nga Maqedonia e Veriut, këngëtari Shpat Kasapi ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të mërkure.

Vdekja dyshohet të ketë qenë për shkak të një ataku kardiak ndërsa nuk raportohet për ndonjë sëmundje tjetër kronike. Këngëtari shqiptar nga Tetova, Maqedonia e Veriut, ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare. Sipas mediave fqinje këngëtari ka pësuar një atak kardiak gjatë qëndrimit të tij në Itali.
Shpat Kasapi, i lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ishte një prej emrave më të njohur në skenën e muzikës pop-rock/R&B shqiptare. Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera, u bë ikonë për shumë fansa.
Më 2021 këngëtari u martua me Selvije Jaos, por vetëm para një viti çifti, prindër të një djali, i dhanë fund marrëdhënies së tyre.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

