Në fokus

December 19, 2016 | 9:29

Lajm shumë i mirë, sidomos për ata që kanë ‘frikë’ plakjen

Sipas një studimi të ri, shkencëtarët kanë mundësuar rikthimin e kohës për minjtë e gjallë përmes riprogramimit qelizor sistematik.

Minjve të manipuluar me një mutacion që i çon në plakje e parakohshme, u është riprogramuar një lëndë kimike në gjenomën e tyre, e njohur si lënda epigjenetike. Ajo ka ulur shumë shenjat  e plakjes tek minjtë, duke e rritur jetëgjatësinë e tyre mesatarisht nga 18 deri në 24 javë.

2

Studimi sugjeron se ndryshimet epigjenetike mund të ngadalësojnë procesin e plakjes, dhe se këto ndryshime mund të manipulohen.

Studiuesit besojnë se ndryshimet epigjenetike nëpërmjet kimikateve apo molekulave të vogla, mund të jenë mënyra më premtuese për të arritur përtëritjen e njerëzve. Megjithatë, ata paralajmërojnë se, për shkak të kompleksitetit të plakjes, këto terapi mund të zgjasin deri në 10 vjet.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top