Ato nuk janë ushqimi i preferuar për shumicën e njerëzve në darkën e festave, por lakrat e Brukselit po shërbejnë si frymëzimin për një ilaç kundër Alzheimer-it.
Shkencëtarët kanë zhvilluar një ilaç me potencial shumë të mirë për ndalimin e ndarjes së nervave dhe qelizave të trurit që mund të çojnë tek sëmundja. Ilaçi është i përbërë nga një “super fuqi” vitamine A, e cila gjendet në perime si lakra dhe karota.
Kur të ndahen nga trupi, vitamina A kthehet në një kimik të quajtur acid retinoik, i cili është vendimtar për zhvillimin e sistemit nervor. Pas një projekti dy-vjeçar prej 250,000 paund për të zhvilluar vitaminë A në mënyrë sintetike, ekspertët shpresojnë se ata janë një hap më afër trajtimit të sëmundjes së Alzheimerit, Parkinsonit dhe neuronit motorik.
Kërkimet në universitetet e Aberdeen dhe Durham kanë raportuar përparimin e tyre të vazhdueshëm në projektin kërkimor.
“Ne po ecim përpara me një terapi të re që mund të përdoret për të ndihmuar njerëzit me sëmundjen Alzheimer”, tha autori kryesor Peter McCaffery, i cili hulumton vitaminën A në universitetin Aberdeen.
“Puna jonë është ende në një fazë të hershme, por ne besojmë se ky është një zhvillim pozitiv dhe ilaçi i ri duket se mbron qelizat nervore.”
Burimi / http://www.oranews.tv
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.