Lifestyle

May 1, 2017 | 9:00

‘Lakuriqësia’, reagim i ashpër kundër pengesave, autorë 10 artistë të rinj

Meri File piktore e njohur, ka zgjedhur që në vend të ekspozitës së saj vetjake të kurojë një ekspozitë kolektive, me artistë të rinj të talentuar, ku veprat më të bukura të tyre, jo gjithmonë kanë fat të prezantohen para publikut.

1Ekspozita e titulluar “Lakuriqësi” është çelur në Galerinë Kalo dhe do të qëndrojë e hapur deri në datën 7 maj. Titulli i ekspozitës është intrigues, por duket se 10 artistët e përzgjedhur në këtë ekspozitë nuk pikturojnë lakuriqësinë në vetvete. Ajo shfaqet si një reagim mjaft i ashpër kundër pengesave, barrierave. Zakonisht barrierat janë të natyrës psikologjike, shprehet kuratorja e ekspozitës Meri File.

7Idetë e artistëve prezantohen përmes simboleve provokative ose volumeve të shprehjes.

Anila Kaçani, Floranda Marku, Esmeralada Dalipi, Roland Ronny Balla, Eljan Tanini, Bui Fauves, Arjeta Palushaj, Ervin Berxolli e Ardit Borici janë piktorët që prezantojnë veprat e tyre në këtë ekspozitë.

Lakuriqësia në këtë ekspozitë afrohet, prek mendjen dhe e vë koncizitetin, intelektin në lëvizje, sipas kuratores së ekspozitës.

 

4  3 5

ekspo

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top