Një lajm i trishtë vjen këtë të enjte për botën e artit dhe kinematografisë, ndërsa njoftohet se është ndarë nga jeta aktori Muhamet Lika.
Pjesë e grupit të njohur dhe shumë të dashur për publikun, parodistët e Vlorës, Lika ka bërë për vete publikun me qindra role dhe skeçe.
Aktori i mirënjohur ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare, ditën e sotme në Itali, ku ndodhej për një vizitë mjekësore.
Mësohet se virtuozi, prej disa kohësh vuante nga një sëmundje në zemër, të cilën nuk e ka mundur dot.
Muhamet Lika numëron qindra role në skenën e humorit me një aktivitet 41- vjecar në skenë. Ai mban shumë tituj dhe çmime për artin që ka transmetuar tek njerëzit, ndërsa së fundmi është vlerësuar nga Presidenti i Republikes me titullin “Mjeshtër i madh”. Lika la pas dy fëmijë dhe gruan. Ndarja nga jeta e Muhamet Likës është një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.