Këshilla & Arsye

February 20, 2017 | 10:40

Largohuni nga puna në orarin e caktuar

Dikush në Facebook, shkroi se, “gjithkush prej nesh duhet të largohet nga puna në orarin e caktuar”. Ky status i kaloi pritshmëritë, duke marrë mijëra pëlqime, ndërsa mesazhi kryesor i mbi 500 komenteve të këtij postimi ishte se, “largimi nga puna në orarin e caktuar ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në ruajtjen e balancimit të jetës profesionale me atë personale”.

1

Më poshtë do të kuptoni më mirë se çfarë do të thotë të largohesh nga puna në orarin e caktuar:

Puna është një proces që nuk përfundon kurrë – Ky është një fakt i pandryshueshëm dhe të gjithë ne duhet të mësohemi me një gjë të tillë. Prandaj këshillohet të mos e sforconi veten, sepse është e pamundur të përfundohen të gjitha punët që mund të keni brenda një dite.

Puna është padyshim e rëndësishme, por më shumë është familja juaj – Kaloni sa më shumë kohë të mundni me familjarët tuaj. Ata do ta vlerësojnë më shumë kohën e kaluar me ju, në krahasim me vlerësimin që do të merrni ju për orët shtesë të kaluara në mbylljen e një projekti.

Familja, mbështetja juaj e përhershme – Nëse dështoni në jetë, është e sigurt se familja është ajo që do t’ju qëndrojë pranë.

Jeta nuk është vetëm punë, zyrë, projekte – Kjo është një pikë të cilën të gjithë duhet të ndalen. Puna është vërtet e rëndësishme, por ju nuk duhet t’i përkushtoheni asaj deri në ato nivele sa t’i merrni kohë jetës suaj personale. Mundohuni në maksimum të kaloni sa më shumë kohë me familjarët tuaj.

Jo gjithmonë ata që rrinë përtej orarit zyrtar janë më të aftë profesionalisht – Nuk është e thënë që personat që rrinë më shumë sesa orari zyrtar në punë janë më të aftë profesionalisht se të tjerët. Sepse këtu mund të kemi të bëjmë me rastin kur këta persona nuk janë shumë produktivë dhe nuk arrijnë t’i mbyllin punët e tyre brenda orarit të caktuar. Në këto raste, këshillohet që t’i planifikoni mirë të gjitha punët që keni gjatë ditës që në mëngjes, dhe t’i caktoni secilës me përafërsi kohën që mund t’ju merrte. Në këtë mënyrë ju i keni ato nën kontroll.

Askujt nuk do t’i pëlqente të kthehej në një makineri – Jo më kot gjërat janë të ndara në jetë. Makineritë e ndryshme janë ato pajisje, të cilat mund të punojnë madje edhe pa pushim, 24 orë në 24, por askush prej nesh nuk është një makineri dhe mbi të gjitha nëse do të punonit papushim, balanca midis jetës suaj profesionale dhe asaj private do të shkatërrohej. Prandaj mos harroni, ju keni 24 orë në ditë, ku 7-8 orë duhet të flini, 8 orë të punoni dhe pjesën tjetër t’ia kushtoni vetes dhe familjarëve tuaj!

/Monitor/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top