Larja e shpeshtë e dhëmbëve nuk shërben vetëm për një higjienë më të mirë orale. Por mbron edhe nga aritmia dhe apo problem të miokardit. Ky është konkluzioni i një studimi të kryer nga universiteti i Seulit dhe i publikuar në revistën shkencore evropiane mbi kardiologjinë.
Ekspertët kanë përfshirë dhe monitoruar në këtë studim që ka zgjatur 10 vjet, shëndetin e 162 mijë personave. Mendohet se bakteret që fshihen në gengiva mund të transmetohen në të gjithë trupin përmes qarkullimit të gjakut.
Dhe është vërtetuar që higjiena orale mund të ketë impakt në shëndetin e zemrës, madje kush i lan dhëmbët të paktën 3 herë në ditë, ka 12 % rrezik më pak për t’u prekur nga aritmia, apo insuficensë kardiake, pra kur miokardi nuk pompon mirë gjakun.
Studimet në këtë fushë do të vijojnë, për të rikonfirmuar ndikimin e higjienës në shëndet dhe jo vetëm në atë të zemrës.
Burimi / KlanPlus
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.