Këshilla & Arsye

June 13, 2018 | 9:25

Larja e enëve: ja se si të veproni në mënyrën e duhur…

Jemi në situatën kur pasi kemi ngrënë me shije, ndoshta midis të qeshurave dhe bisedave interesante dhe kur ngrihemi nga tryeza, nuk na pëlqen ideja se duhet të lajmë enët. Nga ana tjetër, kjo është një nga aktivitetet e domosdoshme të shtëpisë dhe nuk mund ta anashkalojmë, qoftë edhe nëse zgjedhim ndihmën e pjatalarëses. 

Sidoqoftë, shumë prej nesh bëjnë disa gabime në pastrimin e enëve: këtu është një udhëzues i vogël për ta bërë edhe më mirë këtë punë shtëpiake.

E bukur e pastër: duket banale, por jo. Lavaman apo pjatalarëse nuk ka rëndësi: ajo që ka rëndësi është që ato të jenë të pastra. Një nga gabimet për t’u shmangur është pikërisht të harrosh që t’i pastrosh ato tërësisht. Armiqtë tanë më të mëdhenj janë mikrobet dhe për t’i mbajtur ata larg, duhet të jeni të sigurt se kur lani enët, ta bëni atë në një mjedis të pastruar për të parandaluar që vizitorët e padëshiruar të zhyten … në pjatë!

E reja është më e mirë: sfungjeri për larjen e enëve është një terren i favorshëm për mikrobet: prandaj duhet të lihet i thatë, ndoshta në ajër, pasi ta keni higjenizuar atë me një solucion antibakterial. Për të kursyer kohë përdorni mikrovalën. Mjaftojnë 30 sekonda për një sfungjer të thatë dhe pa baktere.

Më pak është më shumë: përdorimi i një sasie të madhe detergjenti ju jep idenë sikur po i lani enët më mirë. Kjo është e gabuar. Sepse kur sasia e shkumës bëhet e ekzagjeruar ju nevojitet më shumë ujë për shpëlarjen tyre dhe gjithashtu shkuma nuk ju lejon të shihni nëse ka ende mbetje të ushqimit në enë.

Zbardhja: ndonjëherë larja e tepërt është me të vërtetë kundërproduktive: uji i nxehtë dhe detergjent është i mjaftueshëm për të larë enët. Detergjentët me zbardhues, si dhe antiseptikë të tjerë agresivë, duhet të shmangen sepse mund të krijojnë baktere rezistente ndaj ilaçeve.

Këshillë: mos harroni të higjenizoni lavamanin me sode buke dhe uthull, ose me uthull dhe kripë. Edhe pjatalarësja periodikisht kërkon një cikël larjeje për t’u higjenizuar: ne mund të përdorim produktet e duhura ose një tas të mbushur uthull. Kujdes edhe për sasinë e enëve: nëse janë shumë ose shumë afër njëra-tjetrës, pjatalarësja nuk do të jetë efektive dhe pastrimi do të lërë shumë për të dëshiruar.

 

Burimi / tgcom24.mediaset.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top