Lifestyle

October 2, 2017 | 12:15

Larja e fytyrës, çfarë duhet të bëni dhe çfarë duhet të shmangni

Larja e fytyrës është gjëja e parë që ju bëni kur zgjoheni çdo ditë, por a keni pyetur veten nëse po e bëni atë në mënyrën e duhur?! 

1

Gjëja e parë që duhet të bëni është të përcaktoni llojin e lëkurës, nëse e keni të yndyrshme apo të thatë, ky hap do t’ju ndihmojë të zgjidhni pastruesin e duhur për ta përdorur.

Do të ishte më mirë të konsultoheni me dermatologun tuaj rreth llojit të lëkurës suaj dhe cila do të ishte zgjidhja më e mirë për ju.

Ju përdorni duart gjatë gjithë ditës në punë ose në shtëpi, kështu që ju mund të imagjinoni sa baktere mund të mabjë dora. Po, duart mund të dëmtojnë fytyrën tuaj, nëse nuk i lani me kujdes para se të lani fytyrën.

A e dini se temperatura e ujit mund të ndikojë në fytyrën tuaj në një mënyrë të keqe? Po, larja e fytyrës me ujë shumë të nxehtë ose shumë të ftohtë mund të jetë e dëmshme për lëkurën tuaj, kështu që gjëja më e mirë është të lani fytyrën me ujë të vakët për të ruajtur shëndetin e saj.

Disa njerëz mendojnë se shumë fërkime do të thotë më shumë pastrim, por është një teori e gabuar, fërkim i fytyrës suaj shumë do të shkaktojë acarim në fytyrë dhe ju do të përfundoni me lëkurë të thatë.

Peshqiri  ka një mision të rëndësishëm në mbajtjen e fytyrës suaj të pastër; sigurohuni që të përdorni një të tillë vetëm ju dhe gjithmonë sigurohuni ta përdorni të pastër dhe të butë dhe mbani mend, prekeni dhe mos e fërkoni ndërsa po e thani fytyrën!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top