* Campylobacter – Bakter që shkakton abort te kafshët dhe helmim ushqimor te njerëzit
Larja e pulave të papërpunuara mund të shkaktojë rreziqe shëndetësore. Sipas Agjencisë së Sigurisë Ushqimore në Mbretërinë e Bashkuar: larja do të favorizonte përhapjen e baktereve Campylobacter, të cilat mund të qëndrojnë fshehurazi në mish. Ky bakter i përshtatet mirë temperaturës midis 30°C dhe 47°C dhe është rezistent ndaj ngrirjes.
Ekspertët e FSA shpjeguan se, me larjen e pulave, bakteret përhapen në enët e kuzhinës apo në duar, duke favorizuar krijimin e një ekosistemi ideal për shpërndarjen e tyre. Patogjeni mund të arrijë deri aty sa të pushtojë indet epiteliale të zorrëve dhe pastaj të shkaktojë një gjendje patologjike të njohur si kampylobakterioza, e karakterizuar nga diarreja, temperaturë, të vjella, dhimbje barku dhe dridhje nga ethet.
Specialistët kujtojnë gjithashtu se sipas disa studimeve, mund të krijohet një marrëdhënie midis infeksionit të Campylobacter dhe zhvillimit të sindromës Guillen Barré, të cilësuara si paraliza e Landry apo sindroma Guillain-Barré-Strohl, e cila është një radicular polinukleotid akut (AIDP, polyradiculoneuropathy acute inflammatory demyelinating), e cila ndodh me paraliza progresive te gjymtyrët me disto proximal (zakonisht para këmbëve dhe pastaj krahët).
“Në dritën e këtyre studimeve”, thotë John D’Agata, president i “Door of Rights”, – është më mirë të zvogëlohet kontakti i drejtpërdrejtë me shpendët e papërpunuar dhe të përdoret trajtimi më banal dhe efikas baktericid siç është: gatimi”.
Përgatiti Orjona Tresa
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.