Dëshmi

November 21, 2019 | 8:35

Laurent, fëmija 9-vjeçar, që po diplomohet në inxhinieri

Laurent Simons, një fëmijë belg nëntë vjeç, është gati të bëhet i diplomuari më i vogël në histori. Fëmija do të diplomohet muajin e ardhshëm në Universitetin e Teknologjisë Eindhoven për Inxhinieri Elektronike, një fakultet shumë i vështirë për studentët e rritur, por ku ai shkëlqeu në vetëm nëntë muaj.

Bir i dy mjekëve, Laurent ka treguar se që nga fëmijëria e tij të hershme ka patur aftësinë për të përvetësuar çdo gjë të re me të cilën përballej. Aftësia e tij për të mësuar u ka bërë përshtypje edhe profesorëve në Universitetin Eindhoven, të cilët kanë thanë se Laurent është një nga studentët më të shpejtë dhe më të aftë. Fëmija synon të thellojë më tej kërkimet e tij në inxhinieri elektrike për të plotësuar studimet në mjekësi. Në të ardhmen, thotë ai, dëshirojë t’i përkushtohem zhvillimit të organeve artificiale.

Laurent Simons është në gjendje, që brenda disa ditësh, të zgjidhë probleme komplekse që një i rritur me kapacitet normal do të jetë në gjendje t’i zgjidhë për “jo më pak se dhjetë javë”. Lëndët e tij të preferuara janë matematika, shkenca dhe aplikimi teknik. Tani që Laurent është në prag diplomimi, ai e ka përqendruar vëmendjen tek universitetet më të rëndësishme në botë, si Oxford. Për momentin gjeniu i vogël nuk ka vendosur ende se çfarë të bëjë kur të rritet: ai është i pavendosur midis mjekësisë, në veçanti kirurgut dhe astronautit.

 

Burimi / https://www.fanpage.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top