Mirëqenie

December 21, 2016 | 8:55

Lazeri i veçantë kuron kancerin e prostatës

Një metodologji e trajtimit të kancerit të prostatës te meshkujt me një lazer të veçantë ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme. Trajtimi, i testuar anembanë Europës, ka përdorur lazerat dhe një përzierje barnash me përmbajtje bakteresh nga thellësia e deteve për të eliminuar tumoret, por pa shkaktuar efekte të rënda anësore.

1

Reparti i Kërkimit Shkencor Onkologjik në Britani ka përdorur këtë lazer të ri në kurimin e kancerit të prostatës në fazat e para të shfaqjes së tij në 413 meshkuj. Afro gjysma e tyre nuk kanë pasur më gjurmë tumori në testikuj. Impotenca afatgjatë dhe mungesa e vetëpërmbajtjes janë shpesh pasoja të trajtimit ndaj kancerit të prostatës me operacione apo radioterapi.

Thuajse 9 në 10 pacientë përballen me probleme të organeve gjenitale, ndërsa 2 në 10 kanë probleme me fshikëzën e urinës.

Trajtimi i ri shfrytëzon një drogë të prodhuar nga bakteret që jetojnë thuajse në errësirë të plotë në bazamentin e deteve, e që kthehen në substanca toksike kur ekspozohen ndaj dritës. Lazerat optikë futen më pas përmes perineumit, apo hapësirës mes anusit dhe testikujve, drejt gjëndrave kanceroze të prostatës. Kur lazeri i kuq ndizet, ai aktivizon drogën në fjalë për të vrarë qelizat kanceroze dhe ajo që mbetet është prostata e shëndetshme.

Testimi i kryer në 47 spitale europiane tregoi se 49% e pacientëve u shëruan plotësisht. Ndërkohë, pas këtij testimi, vetëm 6% e pacientëve është dashur të kryejnë operacion për heqjen e prostatës, krahasuar me 30% të pacientëve që e bëjnë diçka të tillë përpara se të përdorej kjo terapi e re. E ç’është më e rëndësishme, ndikimi në aktivitetin seksual dhe urinim zgjati jo më shumë se 3 muaj. Nga ata që i janë nënshtruar kësaj terapie, asnjë mashkull nuk ka pasur efekte anësore pas dy vitesh.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top