A janë me të vërtetë pa rrezik ndërhyrjet me lazer për të eliminuar miopinë në sy?
Ekspertët e “Food and Drug Administration” (enti qeveritar amerikan që merret me shëndetin) sugjerojnë të tregoni kujdes dhe të merrni sa më shumë informacion para se të bëni një ndërhyrje me lazer në sy. Sipas studiuesve, të cilët kanë bërë një studim mbi efektet anësore të kësaj lloj kirurgjie, rreth 5% e personave të operuar me teknikën Lasik (e cila është më e përhapura) deklarojnë se kanë pasoja të pakëndshme si: shikim i turbullt natën, sy të thatë, dhimbje në sy. Ndaj të gjithë ata që duan t’i nënshtrohen kësaj kirurgjie, duhet të informohen më parë nga mjeku specialist për këto efekte anësore.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.