Lifestyle

March 27, 2017 | 11:45

“Le Monde”: Sharmi i Ballkanit në Alpet Shqiptare

Kjo është pjesa e parë e historisë së 12 ditëve të gjurmimit me këmbë në veri të Shqipërisë.

Ky udhëtim i organizuar nga “La Balaguère” më bëri të zbuloj zonën më të egër në të gjithë vendin, Alpet Shqiptare.

“Mirë se erdhët në Alpe”, shkruante një tabelë e vogël. Ky vend është rreth gjashtëdhjetë kilometra nga Shkodra (qyteti kryesor i veriut të Shqipërisë), nga ku kalimi nëpër qafën Leqet e Hotit shënon hyrjen zyrtare në Alpet shqiptare dhe konturet e saj rrjedhin e të duket sikur të premtojnë  shumë dhe arrin të shikosh  disa fshatra akoma të ruajtur për shkak të akseve të vështira që kanë,  është një ndjenjë kaq sublime.

1

Me një lartësi mesatre prej 1500 metrash dhe me pikën më të lartë që nuk i kalon të 2700 metrat, nuk të lënë përshtypjen se janë shumë të larta këto “Alpet” … Për ta kuptuar se ku ndodhemi, është e domosdoshme të japim disa sqarime: Alpet Shqiptare i përkasin  Alpeve Dinarike, të cilat shtrihen në zgjerimin e Alpeve të mëdha, pra është emri i tyre. Por këto mbeten përparësi të Alpeve shqiptare  e të një vargmali që shumë më mirë mund të na japin të kuptojmë shpirtin e vendit, Ballkanasit. Mercedesi i vjetër ka arritur të kalojë rrugët e disa fshatrave që duket sikur vijnë nga një epokë tjetër dhe doja sa më shpejt të riktheja ato gjëra që për mua ishin të qarta…

2

Zona e quajtur ndryshe si e e Kelmendit ( nga Ballkanasit) ka një shtrirje përmes majave veriore të Shqipërisë duke e kaluar  kufirin e duke prekur pjesën jug- lindore të Malit të Zi dhe të një pjesë të mirë të pjesës perëndimore të Kosovës. Banorët e këtij vendi kanë një reputacion si njerëz të vështirë, sepse janë të vetmit që i kanë rezistuar pushtimit të Perandorisë Osmane në shekullin e 16, e më vonë pastaj edhe komunizmit. Shumë prej të vrarëve  ishin nga fshati Tamare, ku një memorial në mes të fshatit nderon ata që për ta mbajtur këtë vend të çliruar, kanë dhënë jetën e tyre edhe pse ishin shumë të rinj. Po ku është bukuria e Ballkanasve? Jo shumë larg! Dyqanet e vogla në po këtë vend, vështirë se mund të shesin diçka tjetër përveç: rakisë ( shpirti i ujit për vendasit). “ Kam nevojë për një kafe tani. Hajde ta pimë diçka bashkë” mundohen gjatë gjithë kohës që t’i mbushin mendjen ciceronit tim, Rifatit vendasit. Kam kaq shumë probleme me kafenë turke dhe po ti shtosh dhe rakinë, është diçka që nuk bëhet vërtet! Dhe në fund qiellza ime jep dorëheqjen…

3

Baza jonë për dy netët e ardhshme do të jetë Lepushe. Një fshat i vogël që mbledh qindra shpirtra të vetmuar, ndërkohë që një ndërtesë mjaftushëm e madhe vendoset në dipozicion për të mirëpritur të gjithë njerëzit që bëjnë pjesë në projekt dhe që lajmëron për disa fundin e izolimit e ndërsa për disa të tjerë fundin e paqes që ndjenin deri në ato momente. “Çdo vit vijnë gjithmonë e më shumë turistë për të eksploruar zonën e cila shumë shpejt do ta ketë shumë të vështirë që t’i mbajë që të gjithë “ shpjegon Rifati duke dhënë mendimin e tij përsa i përket çështjes. I vetmi strehim këtu është ai ku do të shkojmë sonte, që do të thotë se do të kem mundësi të fle si njerëzit e zonës. “Kjo është diçka e mirë sepse unë i dua shumë këto vendet e lira për të fjetur. Duhet ta theksoj që realisht  nuk u zhgënjeva me dhomën time, ku jastëku im kishte të stampuar sipër Winnie the Pooh, njësoj si ajo që kam pasur kur kam qenë e vogël. Përveç këtij problemi të vogël, ishin pulat e derrat të cilët rrinin në kopësht dhe bënin ato zhurmat e tyre karakteristike që të fusnin përsëri në jetën e fshatit. Atmosferë e mrekullueshme që asnjë hotel tjetër  nuk do të mundte të ma ofronte asnjëherë.

5

Etiketimi i parë i ekskursionit tonë u bazua tek një bunker i vjetër , “Janë bërë rreth 10 vjet që kur kam filluar që të bëj guida dhe jo gjithçka ka qenë kështu!” thotë Rifati. Ka një ngatërrim mendimesh midis nesh: më tregon markup- in  që ka ndodhur kohëve të fundit dhe që ka frekuentuar, kur unë  në fakt shoh edhe një tjetër bunker relativisht të madh ku më tha se dëshiron të shënojnë ardhjen time. Rifati më tha se këta bunkerë janë në fakt pjesë e integruar e fshtarave shqiparë dhe që ndodhen edhe në pjesët më të fshehta të vendit! ” Të gjithë këta bunker janë ndërtuar sepse ish- diktatori komunist, Enver Hoxha donte që të kishte një mbrojtje nga një sulm i mundshëm i ardhur nga Jugosllavia. Thonë që ka qenë plotësisht paranojak”, shpjegon Rifati. Rimarrim përsëri rrugën tonë në një rrafshnaltë me paramatra referimi si te një markup- i të shkëlqyeshëm për të, dhe si të një bunkeri të vjetër për mua.

6

Objektivi ynë ishte të gjenim një majë ku do mund  të hipnim dhe të na premtonte një pamje spektakolare dhe  të mund  ecnim drejtë rrymës derisa koha të mbaronte, por kjo nuk kishte si të ndodhte!  Fatmirësisht, këtë ditë arrijmë të kemi një takim të këndshëm me familjen e një pastori që jetonte  në kullotat verore dhë që më bëri të harroja retë e mëngjesit të ftohtë të sotëm.

7

Është izolimi që e e bën kaq komod këtë burrë, gruan e tij, mamanë dhe djalin e tij? Në këmbim të disa lekëve (valuta shqiptare) arrin të marrësh  kafenë turke, djathin e deleve të tyre, disa feta shalqiri, që janë  shija thelbësore e këtij vendi.

Arritëm të linim pas nënën e vjetër e cila vazhdonte akoma të shikonte të gjithë këta persona që i mban pas vetes. Pyes vetën se çfarë mund të jetë duke menduar për këta vizitorë që vijnë nga shumë largë me këmbë dhe ngjisin këto male.

8

Aty lart në majë, koha, edhe pse është e mbuluar me ré,  të lejon të dalësh pak çaste dhe kjo pastaj të mjafton që të kënaqesh dhe të shijosh përpjekjet e “ekranit”dhe kështu mund ta marrësh shpërblimin e gjithë ditës.

Duke u kthyer në qytet, Rifati vazhdon akoma të më bindë për të pirë një kafe me raki. “ Ne edhe në mëngjes e marrin një gotë raki me një kafe, thotë, provoje të paktën vetëm një herë!” Hajde pra, e çfarë rrezikoj në fund të fundit? Po tallem, më e keqja që mund të ndodhi është që të shkoj të marr një sy gjumë në çarçafët e mi me Winnie the Pooh! Nesër në mëngjes nisemi për Lepushe  në luginën e Vermoshit. Dhe historia vazhdon …

10

Le Mond/ Géraldine Rué

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top