Dëshmi

November 16, 2022 | 10:21

Lea Ypi: Nuk dua që fëmijët e mi të rriten me shumë mundësi, udhëtime dhe të ardhura

Shkrimtarja Lea Ypi, e cila është edhe lektore në Angli ka folur për jetën e saj në Britani të Madhe.

E ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Lea Ypi thotë se jeta në Britani të Madhe është ajo që ka dashur nga aspekti i ambicieve profesionale. Ypi ka shtuar se “nuk do që fëmijët e saj të rriten me shumë mundësi, me shumë udhëtime, me shumë të ardhura, ndërkohë që fëmijët e komshinjve të tyre nuk kanë asnjë mundësi”.

Blendi Fevziu: Si është jeta juaj në Britaninë e Madhe?

Lea Ypi: Unë jam pjesë e elitës që përfiton nga ky sistem në të cilin ne jetojmë dhe nuk kam mungesa.

Blendi Fevziu: Me se merreni aktualisht?

Lea Ypi: Studioj, jap mësim në universitet, ndjek studentët e doktoratës, shkruaj.

Bendi Fevziu: A është kjo jeta që ke dashur për veten tënde?

Lea Ypi: Sigurisht që është për veten time nga ana e ambicieve profesionale, por kur mendoj për shoqërinë në të cilën jetojnë fëmijët e mi, jam shumë e shqetësuar, sepse kur mendoj se kur një shoqëri është aq e çarë dhe aq e pabarabartë, kaq shumë diskriminim, pavarësisht se ti si familje ke privilegje, nuk është një shoqëri q do të duash që fëmijët e tu të rriten. Nuk dua që fëmijët e mia të rriten me shumë mundësi, me shumë udhëtime, me shumë të ardhura, ndërkohë që fëmijët e komshinjve tonë nuk kanë asnjë mundësi. Unë ndonjëherë keqkuptohem kur e them këtë sepse më thonë që “shiko se ti je mirë, ke para, të ardhura” dhe unë them se ata që kanë para dhe të ardhura, që kanë privilegje mund të flasin, të varfrit nuk kanë zë, nuk kanë përfaqësim.

 

 

Burimi tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top