Ledina Çelo ka përkujtuar të ëmën me një dedikim në ditën e saj të lindjes. Këngëtarja ka publikuar një foto portret të nënës së saj, Perianës, e cila është ndarë nga jeta 5 vjet më parë.
Duke ia dedikuar asaj gjithçka është bërë në jetë, Ledina shprehet se vajza e saj e vogël e cila mban emrin e gjyshes, e bën të ndiejë se nëna është gjithmonë pranë saj: “Më mungon shumë nëna ime e shtrenjtë! Ti sot ke ditëlindjen, e unë ta dedikoj ty mbretëresha ime, atë çka jam unë sot. Kam kohë që nuk e dëgjoj zërin tënd të ngrohtë, këshillat e tua të vyera, kur vija kokën në prehërin tënd, e kjo më jep trishtim…! Jam e lumtur që ëngjëllit, vajzës sime i kam dhënë emrin tënd, e më duket se je e pranishme orë e çast pranë nesh. Jam e lumtur që u linda, u rrita e u edikova nga një mbretëreshë si ty, nëna ime e dashur, që më dhe virtytet më të mira e pozitive, që gjërat negative që ekzistojnë në këtë botë, m’i përktheve në dashuri, e përbuzjen e të keqën, në mirësi. Të falenderoj nga thellësia e zemrës për atë që më transmetove e për atë që unë jam. Të dua shumë, nëna ime e shtrenjtë…”
Këngëtarja jeton aktualisht në Gjermani, me bashkëshortin Erlisin dhe 2 fëmijët, një djalë dhe një vajzë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.