Sara Hoxha arriti t’i rrëmbente zemrën Ledri Vulës, si dhe t’i jepte titullin e bukur “baba”. Çifti tashmë janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Poem Blu.
Së fundmi, reperi ka folur më shumë për jetën e tij private teksa ishte i ftuar në “Pardon My French”.
Ai zbuloi se me Sarën njihet prej kohësh dhe se ajo ka qenë pjesë e një prej klipeve të tij. Gjithashtu, artisti foli edhe për momentin kur mësoi se do të bëhej baba.
“Kam aq kohë me Sarën sa ka qenë pjesë në xhirimet e klipit ‘Princess Diana’. Sarën e dua shumë si njeri dhe karakteri i saj më ka bërë për vete. E kuptova që ajo është ‘the one’, pasi do doja që një vajzë si Sara të rriste fëmijën tim.
Kur ishim në karantinë, isha me disa shokë dhe kishim pirë shumë. Të nesërmen më vjen Sara me lot në sy dhe unë thashë çfarë ka ndodhur, më nxori para eko-n, e shihja dhe nuk e besoja. Ende nuk e besoj, më ka ndrequr jetën”,- tha ai.
Por a e ngacmojnë më vajzat tashmë që ka krijuar familje?
“Më pëlqejnë vajzat që e kanë trupin si peshk dhe jo trurin. Është shumë ‘turn off’ kur sheh një femër shumë të bukur, pret që dhe të jetë e mençur dhe kjo nuk ndodh”,- u shpreh Ledri.
Këngëtari foli edhe për marrëdhënien e veçantë që ka me të ëmën, Xheraldinën.
“Prindërit gjithmonë janë më të pjekur dhe i kanë kaluar ato situata që po kalon ti shumë më herët. Sa herë më ka dhënë këshillë, nuk e kam bërë dhe më ka dalë gjithmonë për keq. Pastaj fillova ta dëgjoj dhe më dilnin për mirë. Mami ka qenë më e rreptë, ndërsa babi pak më ‘chill’, ndaj më pëlqente më shumë babi”,- tregoi ai.
Burimi / PanoramaPlus
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.