Lifestyle

June 13, 2019 | 10:45

Legjenda e fluturës blu: Jeta juaj është në duart tuaja

Një legjendë e lashtë orientale tregon se shumë vite më parë, një burrë mbeti vetëm për t’u kujdesur për vajzat e tij, pasi gruaja i kishte vdekur. Bijat e tij kishin një inteligjencë të çuditshme dhe të gjallë dhe gjithmonë ishin të etura për të mësuar, për të zbuluar gjëra të reja.

1-Ato gjithmonë kishin shumë pyetje për babanë e tyre të dashur që bënte çmos për t’u dhënë përgjigje të përshtatshme për moshën e tyre. Sidoqoftë, ndonjëherë pyetjet ishin kaq të veçanta saqë ai ishte në telashe serioze.

Ai vendosi t’i dërgonte vajzat për njëfarë kohe tek një i mençur i vjetër. Njeriu, i cili jetonte në majë të kodrës, me siguri do t’u mësonte shumë gjëra bijave të tij dhe do të ishte në gjendje t’u përgjigjej të gjitha pyetjeve të tyre. Por vajzat e vogla donin të provonin njohurinë e njeriut të vjetër dhe hartuan një plan për të zbuluar se sa i mençur ishte.

Ato vendosën t’i bënin një pyetje që me siguri do ta vinte në vështirësi. Ata ishin të sigurta se ai nuk mund të gjente një përgjigje.

Pastaj fëmija më i vogël e pyeti motrën e saj më të madhe: “Çfarë mund të kërkojmë nga ai për ta vënë në telashe? Njeriu i mençur di shumë gjëra, duhet të kërkoni diçka shumë të vështirë!” “Më prisni mua këtu dhe shumë shpejt do ta shihni!”- u përgjigj motra e madhe që kishte pasur një ide të shkëlqyer në mendjen e saj!

Vajza u largua nga shtëpia dhe u ngjit edhe më lart në kodër. Ajo u kthye tek motra e saj pak më shumë se një orë më vonë. Motra më e vogël e pa se po fshihte diçka në kutinë që mbante të mbyllur.

Ajo e pyeti: “Çfarë mban në kutinë tënde? Më lejo ta shoh, të lutem!”. Me kujdes të madh, motra e madhe mori një flutur të bukur blu nga kutia e saj.

Vajza e habitur tha: “Është e bukur! Por çfarë do të bëjmë me të?” Motra e madhe u përgjigj solemnisht: “Me këtë flutur ne do të vendosim një kurth për njeriun e mençur! Ne do të shkojmë tek ai dhe do ta mbajmë fluturën të fshehur nën duart e mia. Kështu që unë do ta pyes nëse flutura në dorën time është e gjallë apo e vdekur. Në rast se ai thotë se është gjallë, unë do ta shtyp atë për ta vrarë, nëse më thotë se ajo është e vdekur, do ta bëjë atë të fluturojë larg. Në të dy rastet ai do të më japë një përgjigje të gabuar.”

Motra e vogël duartrokiti me entuziazëm dhe admirim dhe më pas shkuan tek mjeshtri i vjetër. Kur ato ishin pranë tij, vajza e madhe e pyeti: “Mësues, a mund të na thoni nëse flutura në dorën time është e gjallë apo e vdekur?”

Njeriu i mençur e pa vajzën e vogël duke qeshur dhe u përgjigjur me qetësi: “Është në duart tuaja, kjo varet nga ju.”

Vajzat mbetën pa fjalë dhe kuptuan se mjeshtri i vjetër ishte me të vërtetë shumë i mençur. Kjo legjendë e lashtë dëshiron të na kujtojë se e tashmja dhe e ardhmja jonë, varet vetëm prej nesh, është në duart tona. Ne mund të zgjedhim nëse do të jetojmë apo thjesht të mbijetojmë, duke mos i dhënë askujt tjetër fuqinë për të vendosur.

Flutura blu simbolizon jetën tonë dhe është në duart tona. Askush nuk mund të dijë se çfarë është më e mira për ne, askush nuk mund të zgjedhë ose të marrë përgjegjësi për ne.

 

 

 

Burimi / www.giornodopogiorno.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top