Veterani i skenës dhe Hollivudit, Al Pacino do të japë dy shfaqje solo në Paris muajin e ardhshëm, duke përmendur pikat kryesore të dekadave të tij të aktrimit së bashku në mbrëmje intime me audiencën.
Në një intervistë me të përditshmen franceze “Le Figaro”, ylli 78-vjeçar amerikan i klasikut “Scarface” dhe “The Godfather”, tha se kishte ëndërruar për një performancë të tillë në kryeqytetin francez.
“Një mbrëmje me Pacino” do të mbahet në 22-23 tetor në Teatrin e Parisit në gjuhën angleze. Ai tha se ideja nuk ishte të jepte një orë mjeshtërie skenike apo një konferencë frymëzuese për aktorët.
“Unë flas për atë që më ka ndodhur në jetën time dhe që më lejon të kryej një numër të caktuar skenash, të gjitha, ndërsa jam duke folur me publikun”, tha Pacino për gazetën.
“Është me të vërtetë diçka e çmuar, sepse ekziston një element spontaniteti dhe në një mënyrë, mëson për veten”, tha ai.
Aktori i çmimeve Oscar, i cili është kthyer shpesh në skenë gjatë gjithë karrierës së tij, shtoi se ishte një tifoz i Molierit dhe Çehovit, duke thënë: “E njoh shumë mirë letërsinë europiane”.
Përgatiti Orjona TRESA / Burimi: www.thelocal.it / Photo: AFP
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.