Dëshmi

November 22, 2022 | 9:00

Legjenda e Malit të Vashës: “Djali mori vajzën në krahë, arriti majën dhe vdiq, ajo…”

Janex është rikthyer për të konkurruar në “Kënga Magjike”, por këtë herë si artiste solo. Me këtë emër të ri dhe një këngë ndryshe, këngëtarja ka bërë një ridimensionim të identitetit të saj artistik. Tek “Rudina” në Tv Klan, ajo tregon se prej 6 vitesh është zhvendosur në SHBA, megjithatë rrënjët e saj janë ende këtu, diçka që është kujdesur ta ruajë edhe tek emri.

Rudina Magjistari: Pse zgjodhe Janex, çfarë do të thotë?

Janex: Është shumë e thjeshtë në fakt, si koncept. Është emri im Jane, në anglisht, i shkruar në anglisht, Jane dhe kam marrë X-in nga Xh-ja në shqip dhe e kam vendosur në fund.

Ndërkohë, këtë vit në “Kënga Magjike”, materiali i saj muzikor është një legjendë e bukur e Shqipërisë së Mesme, të cilën e ka përkthyer në vargje dhe nota, Janex na njeh edhe me fabulën e saj.

Rudina Magjistari: Çfarë thotë legjenda e Malit të Vashës?

Janex: Është një histori shumë e fuqishme. Bëhet fjalë për dy të rinj që duheshin fort, por vinin nga dy shtresa të ndryshme sociale. Djali vinte nga një familje pak më e varfër, vajza nga një familje më e fisme dhe babai i vajzës nuk donte që të merrte djalin në fjalë, por këta të dy duheshin aq shumë saqë pleqtë  e fshatit,  le të themi, mblidhen dhe arrijnë në një konkluzion dhe i thonë djalit që në rast se ti do ta marrësh, do ta kurorëzosh këtë lidhje me këtë vajzë, do ta marrësh vajzën në krah dhe të ngjisësh malin. Djali e bën, arrin te maja e malit, por fatkeqësisht nga mundi, nga pesha, nga çdo gjë i ndalon zemra aty dhe vajza në një moment hidhet nga Mali i Vashës ,i cili është quajtur i tillë për shkak të kësaj historie.”

 

 

 

 

 

Burimi/tvklan

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top