Mirëqenie

March 28, 2019 | 8:18

Legjenda japoneze e bambusë… si të veproni kur gjërat nuk shkojnë siç dëshironi

Çdo njeri është një person i lirë të jetojë jetën, me ritmin që preferon, dhe e vetmja gjë që mund të bëjë, është të shpresojmë që gjithkush ta bëjë atë në mënyrën më të mirë të mundshme, pa dëmtuar askënd dhe pa humbur momentet e çmuara që mund t’i ndodhin së bashku me rrjedhën e viteve.

Ekzistojnë përvoja jetësore të njerëzve të tjerë sipas gojëdhënave dhe që kanë udhëtuar mijëra kilometra për të bërë xhiron e plotë të botës. Është mençuria mijëvjeçare që transmetohet dhe që mund të jetë e dobishme për të kuptuar se ka gjëra që nuk ndryshojnë kurrë.

2

Legjenda japoneze e bambusë

Kohë më parë, dy fermerë po ecnin nëpër treg kur, në një moment, vëmendja e tyre u tërhoq nga një tezgë në të cilën ishin ekspozuar fara që nuk i kishin parë më herët. Kështu, ata vendosën të ndalonin dhe të merrnin informacion nga shitësi. “Tregtar, çfarë janë këto fara?”, i pyeti një nga dy burrat. “Janë fara bambuje. Vijnë nga Lindja dhe janë fara shumë të veçanta”, u përgjigj shitësi. “Dhe përse janë kaq të veçanta?”, e pyetën njëri nga fermerët. “Nëse i merrni dhe i mbillni, do ta dini psenë. Ato kanë nevojë vetëm për ujë dhe pleh, “u përgjigj tregtari. Kështu, dy fermerët, nga kureshtja blenë disa fara të asaj bime të çuditshme të quajtur bambu. Pasi u kthyen në tokat përkatëse, fermerët mbollën farat dhe menjëherë filluan t’i vaditnin dhe t’i plehëronin, ashtu siç u kishte thënë tregtari.

1Pas disa kohësh, bimët e bambusë nuk kishin mbirë ende, ndryshe nga gjithë të tjerët që vazhdonin të rriteshin dhe që i kishin dhënë frytet e para. Njëri nga fermerët i tha tjetrit: “Ky tregtar i vjetër na mashtroi me këto farëra. Asgjë nuk po rritet “. Dhe vendosi të mos kujdesej më për to. Ndërsa tjetri vazhdoi t’i kultivonte farat e veta, duke u dhënë atyre të gjithë ujin dhe plehun e nevojshëm. Koha kalonte, por farat ende nuk kishin mbirë. Fermeri ishte gati t’u jepte fund, kur një ditë, pa se bambutë më në fund ishin rritur. Brenda gjashtë javësh, bimët e tij kishin arritur një lartësi prej 30 metrash. Si ka mundësi që pas 7 vjetësh punë, bambuja të zgjatet në vetëm gjashtë javë? Shumë e thjeshtë: gjatë 7 viteve të pasivitetit të dukshëm, bambuja po krijonte një sistem rrënjësor kompleks, i cili do t’i lejonte që ajo të rritej kaq shumë.

Çfarë mund të mësojmë nga bambuja dhe fermeri?

Shpesh përpjekja jonë është e madhe, prandaj presim një rezultat proporcional me angazhimin dhe guximin tonë. Kur nuk i shohim frytet e punës sonë, japim idenë se aftësitë tona nuk janë të mjaftueshme ose janë kushtet që na pengojnë të rritemi. Megjithatë, shumë herë, rezultati është i padukshëm për sytë, sepse, thjeshtësisht, rrënjët po formohen për të na shpërblyer më mirë.

Legjenda e bambusë nuk thotë se mjafton të presësh një kohë të gjatë që rezultati të jetë i madh, ose nëse investojmë vite në punën tonë, me siguri do të vijë një kohë kur do të marrim me lehtësi çdo gjë. Në realitet, legjenda e bambusë thotë se: përkushtimi dhe puna e vazhdueshme do të jenë thelbësore për të parë rezultate të shkëlqyera. Edhe nëse nuk mund t’i shohim shpejt rezultatet e punës sonë, me këmbëngulje, me punë të vështirë dhe pa hequr dorë, një ditë do të kemi edhe bambunë tonë shumë të lartë.

 

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi: curiosandosimpara.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top