Lifestyle

March 15, 2018 | 13:32

Lejlaja, ngjyra dominuese e vitit 2018

Ngjyra që do të dominojë këtë vit është ngjyra lejla së bashku me të gjitha hijet dhe nuancat e saj, e cila tashmë është kthyer në një trend që nuk duhet humbur… Nëse jeni në grupin e personave që nuk besoni në fuqinë e kësaj ngjyre dhe në kombinimet që mund të bëni me të, fakti që kjo ngjyrë do “bëjë namin” nuk ju lumturon e ky lajm sigurisht që s’është më i miri që mund të merrnit sot.

Brenda këtij artikulli do të mësoni ta dashuroni ngjyrën më “fashion” të momentit e do të bëni dhjetëra kombinime me të përgjatë gjithë vitit. Falë fotove të street style nga javët e modës kemi parë shumë nga tendencat më të reja dhe kemi kuptuar gjithashtu që të vishesh e tëra në lejla është një kombinim shumë interesant!

Mos kini frikë nga një kostum, fustan apo jumpsuit ne ngjyrë lejla, thyerja e saj me aksesorë është një “look” që nuk do t’ju zhgënjejë nëse e provoni. Por, cilat janë ngjyrat me të cilat mund të kombinojmë lejlanë? Ngjyrat neutrale domosdoshmërisht, e bardha, e zeza, grija… Ju mund të guxoni gjithashtu me ngjyra të ndezura, të verdhë ose portokalli, është koha të provoni për të krijuar stilin tuaj me një pamje më interesante.

Të gjitha koleksionet më të reja nga markat më të famshme në botë kanë nxjerrë veshje dhe aksesorë shumë interesante në nuancat e lejlasë, veçanërisht në çanta.
Për më shumë frymëzim, vajzat dhe bloggeret më të njohura në rrjetet sociale kanë diçka për të thënë në lidhje me këtë ngjyrë dhe kombinimet rreth saj.

Burimi / http://www.balkanweb.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top