Roli i gjyshërve është i një rëndësie parësore për rritjen dhe edukimin e një fëmije. Dashuria e tyre kontribuojnë në inkurajimin për t’i bërë ata të sigurt për veten, i bën ata të ndihen të dashur, të çmuar. Lidhja ndërmjet një gjyshi dhe një nipi është një shkëmbim i ndërsjellë i dashurisë, gëzimit, butësisë së pafundme. Dhe shumë më tepër.
Gjyshërit paraqesin shembuj të qetësisë, mençurisë, dashurisë së pakushtëzuar, altruizmit ndaj fëmijës. Fëmijët u falin gjyshërve rini, impulse të reja, entuziazëm të rinovuar, gëzim. Përveç kësaj gjyshërit janë një lloj “jastëku” i rehatshëm dhe i dashur midis një fëmije dhe prindërve të tij.
Gjyshërit bëhen një strehë e sigurt, besimtarë të mençur, një pikë referimi e fortë, bujare dhe e domosdoshme. Përvojat që përjetojnë fëmijët gjatë fëmijërisë së hershme janë inkurajuese për një rritje të shëndetshme psikologjike. Sipas një studimi të fundit të kryer mbi 600 fëmijë, 87% e nipërve i konsiderojnë gjyshërit e tyre si shumë “të rëndësishëm, miqësorë dhe të dashur”.
Në shumicën e përgjigjeve të fëmijëve nuk përmenden avantazhe materiale të tilla si dhurata, para xhepi, lodra. Roli i gjyshërve, megjithëse absolutisht edukativ, është padyshim më i pranueshëm se ai i prindërve. Por një gjysh i mençur, i cili është serioz për të vepruar për të mirën e nipit të tij, gjithmonë do të dijë se si të vendosë kufijtë dhe të sigurohet që roli i tij të mos mbizotërojë mbi prindërit e tij.
Prania e tij është dhe do të jetë gjithmonë e rëndësishme për zhvillimin emocional dhe relacional të nipit të tij. Kjo është arsyeja pse është një lidhje që çdo prind duhet ta inkurajojë, lejojë, duke lënë mënjanë çdo mosmarrëveshje apo keqkuptim që mund të ndodhë mes të rriturve. Në një realitet gjithnjë e më të vështirë për t’u marrë me të, përqafimi i gjyshit është një kopsht lulesh që relakson dhe ngushëllon. Buzëqeshja e tyre është një fitore mbi ankthet dhe frikën.
Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / www.giornodopogiorno.org
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.