Një studim i shkencëtarëve të Universitetit të Mjekësisë në Berlin dhe Universitetit kanadez të McMaster ka treguar se stresi mund të shkaktojë sëmundje inflamatore të lëkurës dhe të dobësojë qelizat e sistemit imun të organizmit.
Studimi i botuar në revistën “American Journal of Pathology” ka arritur në përfundimin se stresi nxit infeksionet dhe shton shkallën e problemit, duke rritur aktivitetin e qelizave imune, gjë e cila çon në shfaqjen e infeksioneve, në vend që ta mbrojë lëkurën.
Lëkura është barriera e parë mbrojtëse e organizmit nga infeksionet e ndryshme, e cila në raste të caktuara mund të ketë efekt irritues dhe kjo ndodh kur qelizat e sistemit imun të lëkurës janë reaktive dhe mund të shkaktojnë sëmundje inflamatore të lëkurës.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.