Mirëqenie

November 27, 2015 | 10:29

Lëkura, pasqyrë e emocioneve

Lëkura është pasqyrë e botës sonë të brendshme. Në qoftë se një herë e një kohë ky mund të dukej si një supozim i diskutueshëm, tani marrëdhëniet mendje-trup dhe veçanërisht marrëdhëniet mes lëkurës dhe psikikës janë të njohura gjerësisht nga dermatologët në mbarë botën. Tashmë vërtetohet interpretimi se ndonjëherë lëkura flet për shqetësimet tona edhe përmes treguesve “të irrituar”. Çfarë duhet të bëjmë në të vërtetë përpara një sëmundjeje të lëkurës rezistente ndaj trajtimit mjekësor? Të kuptosh gjendjen emocionale të pacientit, por në bashkëpunim me një psikolog. Falë kësaj lidhjeje, gjithkush mund të përmirësojë ose ta zgjidhë këtë shqetësim, shpesh të thellë. Studiuesit kanë vërtetuar se patologjia dermatologjike njeh në masë të madhe një etiologji psikologjike, kështu që një numër gjithnjë e në rritje i dermatologëve po merren me trajtimin e sëmundjeve të lëkurës së bashku me psikoterapistin.

Lëkura dhe shenjat psikosomatike

Por në ç’mënyrë ‘flet’ lëkura për gjendjen në të cilën jemi? Duke nisur me kruarjet për të shkuar te puçrrat në fytyrë, lythat, ekzemat, e deri te sëmundjet e tipit skleroderma, sindromi i Raynaud-së dhe shumë të tjerë. Ne gjithmonë flasim për sëmundje psikosomatike, që siç disa besojnë, nuk do të thotë që varen vetëm nga psikika, por që janë dermatoza ku faktori psikogjenik në aspekte të ndryshme përfshihet në trajtim. Marrim si shembull kruarjen e thjeshtë: ekziston një dallim i parë, i cili ndahet mes kruarjes normale dhe ekzemës. Nëse jemi duke i dhënë makinës dhe duhet të ndalojmë në semaforin e kuq, ne priremi të bëjmë një frenim gërvishtës. Drita e kuqe është zhgënjyese, kështu që çdo situatë që prodhon frustrim mund të shkaktojë në mekanizëm kruarje ose gërvishtje.

Frustrimet e pazgjidhura Kruarjet apo gërvishtjet mund të derivojnë nga shumë emocione apo gjendje shpirtërore siç janë: sikleti, konfuzioni, ankthi, droja, zemërimi apo agresioni. Shpesh kruarjet në mënyrën e tyre agresive, kanë tendencë të jenë të fshehura, por ato do të duhet të shprehen, edhe pse në përputhje me respektimin e tyre dhe të tjerët. Nëse situata përkeqësohet dhe nuk zgjidhet, ato kanë tendencë të bëhen kronike. Për shembull, ndjenja e agresionit, e cila është refuzuar si e papranueshme, mund të zhvillohet e të kthehet në një shqetësim kronik. Kruarjet shpesh janë një shkarkesë motori që lidhet me një situatë të turpshme apo të fortë emocionale.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top