Lëngu i mollës dhe ai i distiluar me lulet e mollës: dy zgjedhje të ndryshme për të marrë nga natyra mjetet e mirëqenies. Molla, përveç se ka cilësi të shumta farmaceutike, përdoret edhe për kurën dhe shëndetin e lëkurës: uji i petaleve të luleve të mollës, i përdorur për të larë fytyrën largon skuqjen, e bën atë të kuqe dhe të lëmuar.
Lëngu i mollës, së bashku me lëngun e gjysmë kokrre limon, i përdorur një herë në javë në lëkurë, e bën atë me shkëlqim dhe të shëndetshme. Po ashtu, studiuesit kanë menduar që lëngun e mollës ta përdorin edhe si pastë dhëmbësh për t’i dhënë më shumë shkëlqim dhëmbëve.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 146
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.