Mirëqenie

October 27, 2018 | 9:11

Lëng limoni, një ilaç natyral kundër gripit dhe të ftohtit

Është një pije e njohur dhe e shfrytëzuar që nga kohërat e lashta, e përdorur edhe sot për të mposhtur sëmundjet sezonale. Kur ndryshon sezoni dhe fillojnë ditët e ftohta, ju zakonisht shfaqni simptoma të kollitjes, ftohjes dhe gripit. Për të forcuar sistemin imunitar, dezinfektuar zorrët dhe për të rifituar gjithë energjinë që ju nevojitet, mjafton vetëm të pini një gotë lëng limoni.

I verdhë, aromatik dhe i shijshëm, limoni është një nga frutat që gjendet gjatë gjithë vitit, i përkryer për të ulur kolesterolin, për të djegur yndyrën, për të përmirësuar mbrojtjen imunitare dhe për të mbrojtur nga ftohjet. Në fakt, tuli i tij siguron shumë vitaminë C (50 mg çdo 100 gramë), por edhe kripëra minerale dhe antioksidantë, të cilat ngadalësojnë plakjen dhe përmirësojnë mirëqenien e qelizave tona.

Për këtë arsye, lëngu i limonit është thelbësor për të luftuar sëmundjet virale të tilla si dhimbjet e fytit, kollën, ethet dhe të ftohtët. Jo vetëm kaq: ai gjithashtu vepron si detoksifikues në trup, duke ndihmuar në largimin e toksinave të tepërta. Për më tepër, falë veprimit të tij në aparatin tretës dhe zorrë, ai favorizon ribalancimin e florës bakteriale dhe nxjerrjen e fekaleve.

Me pak fjalë: lëngu i limonit është një koncentrat i vërtetë i mirëqenies, i cili duhet marrë gjatë gjithë vitit dhe në veçanti kur ndihemi të dobët. Ju mund ta përgatisni atë duke përdorur një shtrydhëse frutash dhe ta përdorni për të trajtuar sëmundje të ndryshme. Nëse ndjeni dhimbje të fytit, ju mund të bëni gargarë me lëng limoni të holluar me ujë dhe kripë, ose mund ta pini një herë në ditë pa e përzier me diçka tjetër.

Shtoni xhenxhefil dhe mjaltë në lëngun e limonit për të forcuar sistemin imunitar dhe për të zvogëluar inflamacionin në rast të etheve dhe gripit. Nëse doni të përballeni me dimrin dhe pa u sëmurur, pini një gotë çdo mëngjes, për të krijuar barrierat që ju nevojiten kundër sëmundjeve sezonale.

 

Burimi / dilei.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top