Aktiviteti fizik mund të ketë efekte pozitive në tru. Por të konsumosh lëng panxhari mund të rrisë këto përfitime, sidomos për moshën e tretë. Sipas një studimi të publikuar në “Journal of Gerontology”, lëngu i panxharit ndikon në përmirësimin e funksionit të trurit.
Në vitet e fundit, panxhari ka fituar popullaritet për përfitimet e tij të mundshme shëndetësore, duke përfshirë edhe reduktimin e presionit të gjakut dhe performancë më të mirë në stërvitje fizike. Merita për këtë qëndron në përmbajtjen e tij të pasur kryesisht me nivele të larta nitrati.
Burimi: Gazeta Panorama Online
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.