Mirëqenie

September 6, 2019 | 9:25

Lëng portokalli, zgjidhja më e mirë për t’u dobësuar dhe mbushur me energji

I përkisni kategorisë së personave që nuk pranojnë të heqin dorë nga kafja e tyre në mëngjes? Dhe nëse ne ju themi se një lëng portokalli mund t’ju ndihmojë të keni trupin për të cilin gjithmonë ëndërroni? Një lëng i thjeshtë portokalli nuk është i mjaftueshëm për të larguar kilogramët e tepërt.

Në gotën me lëng portokalli shtojmë pak lëng grejpfrut, i cili është një nga më të njohurit për tretjen e dhjamit. Portokalli do të mbulojë shijen e tij të hidhur. Ky lëng është gjithashtu i pasur me Vitaminë C dhe A, por edhe likopen, i cili ndihmon në eliminimin e toksinave dhe substancave të tjera të dëmshme nga trupi. Ai gjithashtu përmban pektinë, e cila ndihmon në uljen e kolesterolit dhe në stabilizimin e metabolizmit.

Në gotë duhet të shtoni dhe pak kanellë, e cila konsiderohet një antioksidant i fuqishëm me veprimtari anti-inflamatore, lipolitike dhe antimikrobike. Kanella ndihmon në kontrollin e niveleve të glukozës në gjak. Ky lëng do ju ndihmojë të humbisni peshë dhe të jeni plot energji. Mos nguroni ta provoni.

 

 

Burimi / https://tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top