Nuk mund t’i mungojnë tryezave festive. Shija, aroma, vlera ushqimore e frutave… një formulë magjike e patjetërsueshme dhe e pazëvendësueshme. E gjendur në tryezat shqiptare, evropiane e deri në Afrikën e largët, prej 22 vitesh DEA shpk trashëgon pikërisht sekretin e një tradite shumëvjeçare. Lëngjet e frutave DEA, alternativa e çdo dite, kombinimi perfekt i elementëve ushqyes që gjenden të paprekshëm në tulin e frutave, falë prodhimeve dhe ambalazhimeve të garantuara.
Firma DEA u themelua në vitin 1992 mbi rrënojat teknologjike të repartit të arançatës në ish-Ndërmarrjen Ushqimore Berat. Falë angazhimit të ekspertëve të vjetër të fushës, kjo trashëgimi u ruajt, duke risjellë prodhime vendase BIO, si dhe duke shtuar shumëllojshmërinë e lëngjeve.
Askush nuk mund të përjashtojë në dietën e tij një kombinim kaq perfekt të vitaminave organike që vijnë nga frutat. Tryeza e kërkon, ndërsa në praktikë nevojitet një përkushtim fizik, për t’i përftuar më shpejt si produkte të lëngëta. DEA shpk ofron përzgjedhjen në larmi produktesh të paketuara, të cilësisë TetraPak, si dhe me shtrirje në mbarë vendin.
DEA së fundmi ka nënshkruar kontrata të suksesshme për shitjen e produkteve të saj në tregun e huaj, si në Itali dhe deri në Afrikë. E specializuar në prodhimin e lëngjeve të frutave, DEA ofron për tregun një gamë të gjerë e të larmishme nën emrin e tre Markave të Regjistruara në pronësi të vet si, Primo, Sant’a dhe Class dhe me linjat e mëposhtme:
- Lëngje frutash në kuti kartoni Tetra Pak 0.25 lit
- Lëngje frutash në kuti kartoni Tetra Pak 1 lit
- Lëngje frutash në kuti kartoni Tetra Pak 2 lit (Kjo e fundit teknologji e vitit 2018).
- Lëngje frutash dhe pije energjike në kuti alumini 0.25 lit
- Pije freskuese energjike në shishe PET nga 0.33 lit deri në 2.5 lit (linjë teknologjike e re, prodhim i vitit 2017).
- Lëngje frutash në shishe qelqi 0.125 lit dhe në shishe plastike. Në rrugëtimin e saj, firma DEA shpk ka investuar shumë për modernizimin e teknologjisë dhe të prodhimit. Ajo bashkëpunon prej vitesh me kompani të njohura ndërkombëtare si Tetra Pak, Ital Pak, Ball, Paxman, Vimercati etj. Është e pajisur me certifikatat europiane të cilësisë si ISO, HACCP etj, dhe është fituese e disa çmimeve prestigjioze ndërkombëtare.
Moto dhe politika e saj ka qenë përherë modernizimi i teknologjisë në funksion të garantimit të një cilësie të lartë, pra shijo dhe ndihu i sigurtë në cilësinë e saj.
Adresa: “Lagjja Barrikadë”, Rruga “Ish-Ushqimorja”, Kilometri III, Rruga Nacionale Berat-Tiranë.
Tel: +355 32 23 02 44 | +355 68 60 65 551 | +355 68 60 65 552,
E-mail: [email protected] | E-mail: [email protected] | Web: www.edjuices.com
Facebook: ED Juices | Instagram: ed.juices
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.