Lifestyle

September 15, 2018 | 11:02

Lëngjet e frutave dhurojnë bukuri

Lëngjet e frutave dhe të perimeve mund t’ju ndryshojnë jetën! Filloni ose vijoni me zakonin e pirjes së lëngjeve, pasi do të shtoni mirëqenien tuaj, do të rrisni sasinë e frutave, perimeve, farave e arrave që konsumoni. Dhe këto ushqime të shëndetshme, do t’i japin energji mendjes suaj, trupit dhe shpirtit, si dhe do t’ju ndryshojnë jetën.

Ushqimet që hamë kanë një ndikim të madh në humorin tonë, forcën, te nivelet e energjisë, te pesha, te përqendrimi, imuniteti, jetëgjatësia dhe në jetë në përgjithësi. Dhe ushqimet e shëndetshme, si përbërësit e smoothie-t janë zgjedhja më e shëndetshme që mund të ekzistojnë. Zakoni i pirjes së lëngjeve të frutave ka qenë një nga aspektet më të fuqishme dhe më të mira të ushqyerjes për shëndetin.

Jemi të sigurt pse smoothie-t janë kaq të rëndësishme për shëndetin dhe mirëqenien tonë? Kemi përzgjedhur disa këshilla që na tregojnë se përse lëngjet janë kaq të rëndësishme për shëndetin…

Përse duhet të konsumojmë smoothie?

Kanë shije të mrekullueshme | Lëngjet janë me të vërtetë shumë të mira. Të përgatitura me disa nga ushqimet tuaja të preferuara, si: frutat e freskëta, perime, drithëra. Ato dhurojnë një shije të mrekullueshme dhe mbi të gjitha, janë të shkëlqyera për shëndetin.

Bëjnë mirë për shëndetin | Lëngjet e frutave e të perimeve janë të shkëlqyera për të parandaluar problemet me kapsllëkun, për të pastruar trupin, pasi eliminojnë toksinat, për të furnizuar trupin me vitamina e kripëra minerale. Gjithashtu, smoothie-t bëjnë mirë për të gjithë aparatin tretës, lehtësojnë inflamacionet e mukozës së gastritit, rigjenerojnë organizmin, ju ndihmojnë të ruani linjat trupore, për të tonifikuar muskujt, si dhe ju dhurojnë shumë përfitime të tjera.

Janë hidratuese | Trupi juaj është i përbërë me rreth 70% nga uji dhe kur është i pa hidratuar, mund të ndjeni lodhje, dhimbje koke, mungesë përqendrimi, uri të keqinterpretuar. Lëngjet janë hidratuese dhe të pasura me elementë ushqyes (përfshirë edhe elektrolitet si potasi), të cilat ushqejnë trupin tuaj me ushqim dhe ujë.

Janë të pasur me fitokimikate | Lëngjet vegane janë krijuar duke përdorur perime. Fitokimikatet janë përbërje bioaktive që gjenden vetëm te perimet dhe janë ato që i japin disa bimëve pigmentin (ngjyrën) e tyre unike, shijen dhe rezistencën ndaj sëmundjeve. Përfitimet për shëndetin kur konsumojmë mbi dyqind fitokimikate të ndryshme janë ende në fazë zbulimi e studimi. Ekspertët po vënë re përfitimet e të pasurit një ushqyerje me perime, të cilat ndihmojnë sistemin tonë imunitar të luftojë radikalet e lira dhe parandalojnë sëmundjet kardiake e të mushkërive, diabetin e tipit 2, kancerin si dhe patologji të tjera.

Janë të pasura me fibra | Doza e rekomanduar ditore me fibra është 25-30 gr. Për të kuptuar më shumë, 150 gr. manaferra përmban 8 gr. fibra, 30 gr. fara chia përmbajnë 11 gr. fibra, e kështu me radhë. Shtoni edhe ndonjë ushqim tjetër të shëndetshëm dhe do të jeni në rrugën e duhur për të rritur marrjen e dozës së përditshme me fibra, falë lëngut të perimeve të shtrydhura.

Ndihmojnë për mirëqenien psiko-fizike | Lëngjet e shijshme e të ushqyeshme mund t’ju ndihmojnë të keni një trup më të shëndetshëm. Mjaft u shqetësuat për dietën tuaj ushqimore! Udhëtimi drejt mirëqenies mendore, trupore e shpirtërore, mund të fillojë me diçka të thjeshtë, siç është një smoothie.

Konsumojini edhe me kos | Nëse dëshironi një smoothie më të trashë, shtoni kos dhe nëse e dëshironi më të lëngshëm, shtoni ujë. Përziejini frutat e perimet me kujdes për të mos bërë një kombinim me shije të tmerrshme. Shtrydhini në makinerinë përkatëse me shpejtësi të ulët dhe për pak kohë, në mënyrë që përbërësit të mos nxehen e të mos humbasin kështu ushqyesit e çmuar që ato përmbajnë.

Ndihmojnë të konsumoni sa më shumë perime | Duke i shtuar dietës suaj lëngje vegane, do të konsumoni më shumë fruta e perime në ditë, ushqime të shëndetshme që i japin energji dhe fuqi trupit. Do të luftoni radikalet e lira, do të ndihmoni sistemin imunitar, do të përmirësoni tretjen e shumë përfitime të tjera. Të konsumoni perime do të thotë se do të keni më pak mundësi të hani ushqime që nuk ju bëjnë mirë. Konsumoni lëngje dhe dëshira juaj për sheqerna të rafinuar, yndyrna dhe ushqime të skuqura do të largohet si me magji.

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 130

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top