Këshilla & Arsye

July 15, 2016 | 8:55

Lëngjet e frutave…, si të dobësohesh me to

Ekzistojnë fruta, erëza dhe ushqime të tjera natyrale, të cilat aktivizojnë metabolizmin për të djegur yndyrnat në trup. Nëse për dy ditë i marrim këto ushqime si lëngje të shtrydhura para vakteve, mund të dobësohemi deri në 1 kilogram. Të mirat që përfitojmë nga marrja e ushqimeve natyrale siç mund të jenë frutat janë unike. Por, ndonjëherë, është e vështirë t’i hamë të gjitha frutat që na nevojiten në një vakt të vetëm, ndaj ju propozojmë disa receta për të bërë lëngje frutash shumë të shijshme dhe gjithashtu të dobishme pasi përshpejtojnë procesin e metabolizmit.

Para mëngjesit – lëng kumbullash

Përbërësit: 4 kumbulla të thata pa bërthamë, 1 kivi, një gotë lëng molle dhe një lugë kanellë pluhur Kivi dhe kumbullat stimulojnë zorrët dhe ndihmojnë eliminimin e papastërtive të grumbulluara gjatë javës. Ndërsa kanella është një erzë që ndihmon djegien e yndyrnave.

Para drekës – lëng xhinxhëri

Përbërësit: 150 gr. kos pa yndyrë, 2 cm kërcell i freskët xhinxhëri, një gotë lëng molle pa sheqer. Kalçiumi që përmban kosi u bën mirë kockave dhe ndihmon në ekuilibrimin e organizmit. Xhinxhëri stimulon pastrimin e trupit dhe ndihmon në heqjen e ankthit.

Para darkës – lëng mangoje

Përbërësit: 2 lugë gjizë pa kripë, 1 fetë mango, pak piper i kuq jo djegës, një gotë lëng ananasi pa sheqer. Ananasi dhe mangoja stimulojnë pastrimin e trupit dhe shfryrjen e barkut. Ndërsa piperi i kuq, nëse e marrim në mbrëmje, eviton grumbullimin e yndyrnave gjatë gjumit të natës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top