Në fokus

May 17, 2019 | 10:24

Lëngjet me sheqer rrezikojnë jetën

Të dhënat e një maksi-studimi global të “Harvard School of Public Health” dhe të Universitetit të “Harvard” në Boston, SHBA, flasin qartë: në botë vdesin 180 mijë njerëz çdo vit (500 në ditë) për shkak të pijeve me sheqer, ndër të cilët 133 mijë persona vdesin nga diabeti, 44 mijë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe 6 mijë nga kanceri.

Meksika mban numrin më të lartë të konsumit të pijeve me sheqer, e për pasojë edhe numrin më të lartë të vdekjeve, ndërsa Japonia është vendi me numrin më të vogël të vdekjeve. Për t’ju treguar më në detaje përmbajtjen e një pijeje me sheqer kemi marrë si shembull një pije me gaz. Një pije 60 centilitër përmban nga 15-18 lugë të vogla sheqer.

Me këtë studim, ekspertët synojnë ndërgjegjësimin e njerëzve dhe sa më pak konsum të pijeve me sheqer.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 137

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top