Mirëqenie

March 15, 2017 | 10:08

Lëngu i boronicës përmirëson kujtesën

Konsumi i lëngut të boronicës përmirëson ndjeshëm funksionin e trurit te të moshuarit. Për të provuar vetitë e këtij fruti antioksidant dhe antiinflamator, është bërë një studim nga Universiteti Exter në Britaninë e Madhe.

1

Për këtë janë marrë në studim 26 persona të shëndetshëm nga mosha 65-77 vjeç. 12 prej tyre kanë konsumuar 30 ml lëng boronice një herë në ditë, e barabartë me 230 ml lëng frutash të freskëta.

Përpara dhe pas periudhës së studimit 12-javor është kryer monitorimi i funksioneve të trurit dhe një sërë testesh për personat që u morën në shqyrtim. Në fund rezultoi se tek ata që konsumuan lëngun e boronicës është vënë re një rritje e konsiderueshme në aktivitetin e trurit , pikërisht në zonat që lidhen me furnizimin e mirë të gjakut në tru.

Funksioni konjitiv zakonisht ulet me kalimin e viteve, por hulumtimet e më- parshme kanë treguar se rreziku i demencës lidhet me konsumin e perimeve dhe frutave, në veçanti ato me pigment të kuq, vjollcë ose portokalli.

/Panorama/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top