Domatja është një aleat për kockat. Dy gota lëng luftojnë osteoporozën, falë likopenit që gjendet te domatja. Ky është përfundimi i një studimi nga Universiteti i Torontos në Kanada, i bërë me 60 femra në menopauzë.
Pas 30 ditësh me një menu me mungesë domatesh, studiuesit vunë re një shtim të N-telopeptidit, substancës kimike që çlirohet në gjak kur ndodh një frakturë. Pastaj, në katër muajt e ardhshëm, femrat u ndanë në 4 grupe: 3 grupeve studiuesit i dhanë doza të ndryshme karotenoidi, ndërsa grupit të fundit i dhanë vetëm qetësues. “Kura” pakësoi nivelet e N-telopeptidit vetëm në 3 grupet e para, ndërsa për grupin e katërt nuk u vu re asnjë ndryshim.
Studiuesit sigurojnë se edhe lëngu i domates, që mund ta blejmë në dyqan, është i shëndetshëm për të ruajtur kockat, pasi përmban një dozë të mjaftueshme likopeni, substancë në të cilën janë vërejtur edhe cilësi anti-kancerogjene.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 138
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.