Mirëqenie

December 9, 2016 | 9:38

Lëngu i domates mund t’ju ndihmojë të humbisni peshë

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Lëngu i domates mund t’ju ndihmojë të humbisni peshë. Në një eksperimet  morën pjesë gra të moshave të ndryshme, të cilat ishin mbipeshë. Atyre u dhanë nga 250 mililitra lëng domate çdo ditë për dy muaj. Ndryshimi i parë ishte i dukshëm. Kishte humbje në peshë, për arsye se ishin hequr depozitat e yndyrnave në trup.

Shkencëtarët që kryen eksperimentin tregojnë: “Femratqë morën pjesë në këtë eksperiment nuk kanë ndryshuar zakonet e tyre të ushqimit ose rutinat stërvitore, por rezultatet ishin të dukshme në vetëm pak ditë.”

Për më tepër, këtyre grave u janë marrë analizat e gjakut në fillim dhe në fund të eksperimentit. Sipas rezultateve niveli i kolesterolit ishte ulur ndjeshëm dhe ishte rritur niveli i likopeneve, një antioksidant në domate, që ofron një numër përfitimesh shëndetësore.

Rezultatet e këtij eksperimenti treguan shumë më tepër seç pritej, pra, domatet ofruan shumë përfitime shëndetësore.

1

Një gotë e vetme çdo ditë forcon sistemin tuaj imunitar, mbron nga sëmundjet e zemrës, por edhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të kancerit. Përveç kësaj, kjo pije freskuese pengon sëmundjet e fshikëzës, pankreasit, mëlçisë dhe mushkërive dhe përmirëson shumë shëndetin e përgjithshëm. Lëngu i domates redukton kollën, parandalon aneminë, heq simptomat reumatike dhe përmirëson gjakun. Për më tepër, i jep një shkëlqim lëkurës suaj.

Domatet përmbajnë kalcium, kalium, proteina bimore dhe karbohidrate si dhe vitaminë C. Gjithashtu është një ilaç i madh natyror për spazmën e muskujve, sepse është e pasur me magnez, 11mg për 100 gram. Pra, nëse keni pasur një stërvitje të zellshme, një gotë lëng domatje ndihmon muskujt tuaj të forcohen përsëri.

      RECETA:

     Përbërësit:

– 6 kg. domate

– Dy lugë kripë

– 4 lugë sheqer

Përgatitja:

Lani domatet me ujë të ftohtë,  pritini, shtoni kripë dhe sheqer, pastaj vendosini në zierje, duke i përzier shumë shpesh për të parandaluar djegien. Përziejini vazhdimisht për 10 minuta të tjera pasi kanë valuar. Pas kësaj, masën e nxehtë vendoseni në shishe qelqi të sterilizuar, mbylleni hermetikisht dhe e ruajeni në frigorifer.

Sigurohuni që domatet të jenë organike, që kjo pije freskuese të ketë të gjitha përfitimet shëndetësore.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top