Mirëqenie

March 27, 2018 | 15:06

Lëngu i selinos lufton artritin dhe tensionin e lartë

Lëngu i selinos është jashtëzakonisht i shëndetshëm duke qenë një nga pijet më ushqyese për organizmin, pasi ekuilibron ph që është thelbësor për një shëndet maksimal.

Gjethet e selinos janë plot me vitaminë A, ndërkohë që kërcejtë janë të mbushur me vitaminat B1, B2, B6 dhe C, por edhe me kalium, acid folik, kalcium, magnez, hekur, fosfor, sodium dhe aminoacide aq të nevojshme. Selinoja përmban shumë antioksidantë të fuqishëm që luftojnë inflamacionet në organizëm lëngu i kësaj bime është një alternativë e shkëlqyer për ata që vuajnë nga sëmundje të shkaktuara nga inflamacioni siç është artriti.

Lëngu i selinos përmban vitaminë C dhe forcon imunitetin duke i dhënë organizmit forcën e nevojshme për t’u shëruar e mund të oksigjenojë organizmin në çdo anë të mundshme dhe të garantojë shëndetin e kockave.

Studimet kanë treguar që pirja e lëngut të selinos çdo ditë për një javë mund të ulë ndjeshëm tensionin e gjakut dhe qetëson muskujt përreth arterieve, zgjeron enët e gjakut e ndihmon në qarkullimin e qetë të tij. Lëngu i selinos është një kurë e mrekullueshme natyrale për të ulur nivelet e kolesterolit.

Lëngu që përftohet nga dy kërcej të selinos mund ta ulë kolesterolin me të paktën 7%. Mineralet dhe vajrat esencialë të lëngut të selinos kanë një efekt qetësues të sistemit nervor. Një aftësi e tillë e bën lëngun e selinos mjaft terapeutik për ata që vuajnë nga pagjumësia. Duke pirë këtë lëng ata qetësohen dhe arrijnë të kenë një gjumë të patrazuar.

Lëngu i freskët i selinos parandalon kalcifikimin ose krijimin e gurëve në veshka, tëmth dhe fshikëzën e urinës. Për më tepër, lëngu i selinos ndihmon në eliminimin e toksinave dhe substancave të dëmshme apo gurët në këto organe. Kjo bimë ndihmon në luftimin e obezitetit. Hidhni një lugë çaji me mjaltë në një gotë me lëng selinoje dhe e pini përpara çdo vakti. Një gjë e tillë ju ndihmon të mos e teproni me ngrënien dhe të mbani nën fre dëshirat për ëmbëlsira.

Burimi / http://www.gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top