Sipas shumë ekspertëve të fushës, lëngu i shegës ndihmon në parandalimin e gripit. Për disa, në fakt, ky lëng mund të përkufizohet si një vaksinë e vërtetë.
Stina e ftohtë na afron me shumë sëmundje. Ka një përhapje të paparë të viruseve, ku mjekët thonë se të moshuarit dhe fëmijët, të cilët preken më së shumti, duhet t’i nënshtrohen vaksinës. Megjithatë, nëse nuk e dëshironi këtë. ka një ilaç që sipas shumë ekspertëve vepron ashtu si një vaksinë, që është plotësisht i natyrshëm dhe bazën e ka pikërisht te lëngu i shegës.
Ndoshta jo të gjithë janë të vetëdijshëm për këtë, por lëngu i shegës është një koncentrat i vërtetë i vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve. Komuniteti shkencor vitet e fundit e ka përqendruar vëmendjen e tij në përfitimet e këtij fruti, ndërsa studime të ndryshme kanë demonstruar se ky produkt, falë ushqyesve të saj si vitamina C, hekuri, magnezi, natriumi, mangani, bakri dhe zinku, është një bombë e vërtetë që mund të nxisë sistemin imunitar. Prandaj këshillohet ta konsumoni shumë gjatë kësaj periudhe për të shmangur gripin dhe ftohjet e tjera tipike të sezonit të ftohtë.
Përveçse parandalon gripin, lëngu i shegës favorizon sistemin kardiovaskular, parandalon arteriosklerozën, ngadalëson përparimin e disa lloje kanceri të tilla si: limfoma e zorrës së trashë dhe gjirit.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi: www.centrometeoitaliano.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.