Studim

October 6, 2018 | 10:47

Lëngu i thanës kuron infeksionet e sistemit urinar te fëmijët

Hulumtimi kanadez i kryer në 40 fëmijë të cilët kanë pasur të paktën dy infeksione të sistemit urinar, ka treguar që lëngu i thanës i cili përmban përbërës të caktuar antibakterial, mund të ndihmojë në parandalimin e infeksioneve të përsëritura të sistemit urinar te fëmijët.

Është dëshmuar që lëngu i thanës, i cili përmban përbërje të larta të proantocianideve, mund të reduktojë  me 2/3 rrezikun e prekjes së fëmijëve nga infeksionet e përsëritura të sistemit urinar.

Gjithsesi duhet të mbani parasysh që jo të gjitha lëngjet e thanës kanë përqendrime të proantocianideve, veçanërisht ato që janë të përziera me lëngje të tjera. Po ashtu, nëse lëngu përmban sasi më të mëdha të sheqerit, do të thotë më shumë kalori, dhe konsumimi i tepruar i tij mund të shkaktojë diarre te fëmijët.

Por, shtyrja e fëmijës për të pirë lëng të pa ëmbëlsuar të thanës, po ashtu mund të jetë sfidë. Infeksionet e sistemit urinar te fëmijët janë relativisht të shpeshta, vajzat kanë rrezik 8 % për të pasur infeksion gjatë fëmijërisë, derisa te djemtë ky rrezik është vetëm 2 %.

Përveçse janë të pakëndshme, infeksionet e përsëritura të sistemit urinar te disa fëmijë mund të shkaktojnë edhe dëmtimin e veshkave, prandaj për t’i parandaluar mjekët përshkruajnë antibiotikë.

Duke qenë se antibiotikët mund të kenë efekte të caktuara anësore dhe përdorimi i tepërt i tyre mund të ndikojë në zhvillimin e baktereve rezistente, lëngu i thanës mund të jetë alternativë më e mirë.

Gjithashtu, duhet theksuar se lëngu i thanës nuk mund t’i shërojë të gjitha infeksionet e sistemit urinar dhe në disa raste përdorimi i antibiotikëve është  i domosdoshëm.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top