Mirëqenie

April 4, 2018 | 13:34

Lëngu që pastron veshkat dhe ju mban larg sëmundjeve

Të gjithë i njohim funksionet e veshkës dhe se sa të rëndësishme janë ato për trupin e njeriut. Veshkat janë dy organe çift në formën e kokrrave të fasules të vendosura në dy anët e shtyllës kurrizore, menjëherë poshtë zgavrës abdominale.

Veshkat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në sekretimin e hormoneve të caktuara, rregullojnë tensionin e gjakut dhe filtrojnë toksinat e ndryshme që hyjnë në organizëm. Si çdo pjesë tjetër e trupit, edhe veshkat kanë nevojë për pastrim në mënyrë që të largohen të gjitha toksinat e dëmshme për trupin. Një nga produktet natyrale për të pastruar veshkat është majdanozi.

Majdanozi është një ndër erëzat më të çmuara përsa i përket vlerave ushqyese që përmban. Është i pasur me vitaminë A, të gjitha vitaminat e grupit B si (B1,B2,B3,B5,B6 dhe B9), vitaminë K, acid folik, postas, kalcium, zink, hekur dhe magnez.

Majdanozi është i pasur me flavonoide, ku ndër më kryesorët përmendim miricetinën. Kjo e fundit ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në uljen e sheqerit në gjak, i cili është përgjegjës kryesor për shfaqjen e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës. Vetitë antiinflamatore të majdanozit përmirësojnë shëndetin kardiovaskular dhe pengojnë inflamacionin dhe oksidimin e arterieve.

Përgatitja e recetës:

Lani në ujë të bollshëm 500 gr majdanoz. Pasi të ketë kulluar, fshijeni me letër kuzhine dhe priteni në madhësi të çfarëdoshme. Vendosni në zjarr 1.5 litra ujë dhe lëreni të vlojë për disa minuta. Ulni temperaturën e vlimit dhe shtoni nga pak majdanozin. Lëreni të ziejë për 30-40 minuta.

Më pas hiqeni nga zjarri dhe prisni deri sa të ftohet. Kullojeni me kujdes dhe përbërjen hidheni në një shishe qelqi që duhet të rrijë gjithmonë në frigorifer. Pini një gotë çaj në ditë dhe do të filloni të vini re se kripërat e tepërta dhe toksinat do të dalin nga trupi juaj me anë të urinës.

Majdanozi është gjithashtu një diuretik shumë i fuqishëm dhe në këtë mënyrë ai mund të largojë lëngjet e tepërta nga trupi.

Burimi / http://www.gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top