Një arsye më shumë për të lënë duhanin: një studim i fundit ka treguar se njerëzit që lënë duhanin përfitojnë shumë. Kur lë duhanin, zemra duket sikur ‘ringjallet’. Studimi është bërë në ‘Weill Cornell Medical College’ dhe është prezantuar në Kongresin e Shoqëria Europiane e Kardiologjisë në Amsterdam. Bazuar te rezultatet, rreziku i një ataku kardiak me pasojë vdekjen, rikthehet në nivele të njëjta me ata një nuk pinë duhan. Ky studim ka marrë në analizë mbi 13 mijë pacientë në vende të ndryshme të botës. Mes tyre 3 mijë pinin duhan, 3 mijë e kishin lënë duhanin dhe pjesa tjetër nuk pinin fare duhan. “Është hera e parë që tregohet që dëmtimi i koronareve nuk zhduket kur lihet duhani, por rreziku kardiovaskolar, po. Duhen kërkime të mëtejshme për të kuptuar se çfarë e përcakton këtë efekt pozitiv”, kanë deklaruar mjekët e përfshirë në studim.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.