Këshilla & Arsye

January 11, 2017 | 9:55

Lërini fëmijët të hanë me duart pis

close up of child showing two dirty hands

Larja e duarve është e rëndësishme, sidomos në këtë periudhë delikate të sezonit, kur gripi është kudo mes nesh. Megjithatë, një fiksim pas pastërtisë nuk ndikon positivisht te fëmijët tuaj.

Kjo ka qenë arsyeja se pse tre doktorë shkencash kanë shkruar një artikull të detajuar që e kanë titulluar: “Lërini fëmijët të hanë me duart pis!”. Fillimisht prej titullit shumë prindër janë frikësuar dhe habitur njëkohësisht, por në fakt vazhdimi i titullit ka qenë: “Le të ruajmë fëmijët nga një mbi-fiksim ndaj pastërtisë”.

Autorët tregojnë se disa mikrobe janë të rëndësishme, sepse në të kundërt fëmijët nuk mund të kenë imunitet.

“Ne lindim pa mikrobe. Dhe në këtë moment imuniteti ynë nuk është ende i ndërtuar dhe as i zhvilluar. Në momentin kur mikrobet bëhen pjesë e organizmit, edhe imuniteti nis punën e tij. Pa mikrobet, sistemi ynë imunitar nuk mund të luftojë kundër infeksioneve”,  kanë thënë ata.

Çështja nuk qëndron vetëm te prania e mikrobeve, por edhe tek ajo çfarë ato prodhojnë. Ato prodhojnë substanca dhe molekula, që kanë ndikim në qeliza, duke i trajnuar ato si të veprojnë në rast sëmundjeje apo infeksioni.

“Kjo higjienë e çmendur ka gjithashtu lidhje edhe me sëmundjet inflamatore, obezitetin dhe gjithashtu autizmin. Ne ende jemi duke studiuar në këtë sferë, por deri tani jemi të mendimit se këto sëmundje nuk mund të shpjegohen vetëm me anë të gjeneve. Gjenet tona nuk mund të ndryshojnë aq shpejt. Ekspozimi i hershëm ndaj mikrobeve ka rritur edhe raportet me këto sëmundje. Fëmijët nuk përballen që herët me mikrobet dhe sistemi i tyre imunitar është shumë delikat, gjë që bën që këta të jenë më të ekspozuar ndaj sëmundjeve”, – shpjegojnë autorët.

Fëmijët që rriten në fshat janë më pak të prirur ndaj sëmundjeve, se sa fëmijët që ruhen me një kujdes të frikshëm ndaj mikrobeve. Gjithashtu, prindërit, më tepër se sa të fiksohen me pastërtinë, duhet të fiksohen me faktin që fëmijët të ushqehen vetëm me produkte BIO, si dhe t’i lënë ata të luajnë lirisht me kafshët, duke mos menduar se mund të bëhen pis.

Kur fëmijët dalin nga tualeti dhe përpara se të konsumojnë vaktin ushqimor, sigurisht që duhet të kujdeseni që t’i lajnë duart, por në momentet e tjera, ky kujdes është i tepërt dhe krijon më shumë dëm se sa i ndihmon.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top