Lifestyle

January 24, 2017 | 9:35

Letër për vajzën time: Ti nuk ke pse jeton në botën, që drejtohet nga burrat

1

Vajza ime i dashur,

Ditën që ti linde, jeta ime ndryshoi. Unë kurrë nuk kisha ndjerë një dashuri aq të madhe deri në momentin që të vendosa në gjoksin tim. Kam dëgjuar se nuk ka asgjë si dashuria e nënës, por unë kurrë nuk e kisha kuptuar se çfarë do të thotë deri në atë moment.

Në atë moment u bëra e vetëdijshme se duhet të të mbroj nga të këqijat e botës dhe të të mësoj sesi të jesh një grua e fortë, e pavarur.

Bota ku jetojmë nuk është gjithmonë e sjellshme me gratë. Jam me fat që të linda në një vend ku liria është e inkurajuar dhe e respektuar,  megjithatë edhe këtu, në Shtetet e Bashkuara, gratë ende nuk janë të barabarta.

Duke u rritur, unë do të shqetësohen për sigurinë tënde, ndërkohë që ti do të zbulosh lirinë e të pasurit të një patente si shofere, do të bëhesh pjesë e mbrëmjeve ku do të rrjedhë alkooli.

Si një vajzë, duhet të kesh nën vëzhgim djemtë të cilët nuk do të respektojnë ty. Për djemtë të cilët mendojnë se ju u keni borxh atyre diçka, sepse ju flirtoi me ta.

Si një grua, do të gjykohesh për shumë vendime që do të marrësh në lidhje me karrierën, nëse dëshiron të kesh apo jo fëmijë, dhe sesi do t’i rrisësh këta fëmijë. Ti do të kuptosh se paguhesh  20 për qind më pak sesa kolegët tuaj meshkuj, edhe pse ke më shumë edukim se ata.

Unë e kam parë nëna të ngrihen dhe të kërkojnë barazi për fuqinë punëtore. Unë kam parë gra që luftojnë për pagesë të barabartë. Unë shpresoj që ju do të vazhdoni të bëni të njëjtën gjë dhe të luftoni/të ngriheni për atë që është e drejtë.

Ju keni lindur në një brez që e ka botën në majë të gishtave. Kurrë më parë njerëzit nuk kanë qenë në gjendje të lidhen  mënjëherë me njëri-tjetrin dhe të ndajnë idetë e tyre në kohë reale.

Ju keni mundësinë për të dalë dhe për të folur në lidhje me padrejtësitë sociale që ju rrethojnë. Kur ju shihni një gabim, qëndroni dhe luftoni për ta bërë atë të drejtë. Interneti u ka dhënë juve akses për të gjetur një komunitet që do të qëndrojë dhe do të luftojë bashkë me ju.

Nëse dikush ju thotë se ju nuk mund të…, ktheni shpinën dhe vazhdoni gjithësesi. Nëse ju keni nevojë për promovim, fillo biznesin tënd dhe vendos rregullat tuaja.

Nëse asgjë tjetër nuk mban men, të lutem mos harro këto 3 gjëra:

-Të jesh e vetëdijshme nuk është një cilësi e keqe. Unë tashmë shoh mendimet tuaja të ndritshme dhe i inkurajoj ato. Unë nuk do të lejoj të rriturit të shqetësojnë mendimet tuaja. Opinionet ju ndihmojnë të rriteni dhe të mësoni aftësi të reja. Mendimet e tua nuk do të jenë gjithmonë të drejta, dhe kur ato janë të gabuara, mësoni t’i pranoni me përulësi.

-Gjej një drejtues që do të frymëzojë. Jeta është shumë e shkurtër për t’u varur rreth njerëzve të cilët të tërheqin poshtë.

-Ji e sigurtë dhe fol. Mbaj mend këtë: Ajo çfarë ju thoni dhe ofroni ka rëndësi për këtë botë. Të jesh një grua nuk është një pengesë, kjo është një bekim. Pa gratë, nuk do të ketë burra.

Ti je një zonjushë kureshtare, e butë, e sjellshme dhe bujare. Nuk e lejoj botën të të rrëmbejë këto. Kur ju shihni diçka të gabuar, bëj diçka për këtë. Reago për atë që beson. Mos prano një status inferior për veten apo ata rreth jush. Aspirata ime për ty është që të bësh udhëtimin tënd në jetë me përulësi dhe një ndjenjë të fortë të së drejtës dhe të gabuarës. Ndiq ëndrrat tuaja me shije dhe gjithmonë e dije se edhe në momentet më të dobëta, unë jam krenare që jam nëna jote.

Me gjithë dashurinë time,

Mami

Monica Froese është një nënë, e cila jeton në Buffalo, New York, me burrin e saj dhe vajzën 3-vjeçare. Ajo fitoi MBA në vitin 2010 dhe aktualisht është drejtoreshë marketingu.

Burimi: healthline.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top