Dëshmi

May 31, 2021 | 11:42

Letra e adhuruesit përlot rrjetin, balerina: Ndonjëherë harrojmë sa të përkohshëm jemi në këtë jetë! (VIDEO)

Nga Orjona Tresa

Ndoshta në syrin e medieve nuk është lancuar fort, por ky është një rast që nuk duhej të kalonte pa u vënë re. Në rrjetin social të balerinës, Alba Hoxha, u dha një shembull mirësie dhe pozitiviteti që duhet të ndodhë ca më shpesh, për të bërë shumë njerëz të lumtur. Letra e Agron Rakaj të përlot, ca më shumë emocionet përmes videos së ndarë me Albën.

Emocionet ajo i ndau përmes fotosh me Agronin dhe letrës që ai i kishte shkruar Albës, në pamundësi për t’ia thënë me zërin e tij.  

1

Letra e Agron Rakaj:

Kur e pashë bukurinë tënde, në mendjen time diçka lëvizi. Nuk e di ç’ishte, por diçka luajti, e ndjeva. Ajo nisi të hidhej, sa andej dhe sa këtej, sa lart dhe sa poshtë. Zemra ngriti sytë e pa gjendjen e saj alarmante, dhe për të parandaluar ndonjë çmenduri nga ana e saj, mori një hekur dhe u ngjit atje sipër. E rrahu fort, aq shumë e goditi mendjen e shkretë, saqë e detyroi atë të ikë dhe të dalë nga vendi i vet. Shpirti investigoi thellë mbi këtë çështje dhe krejt i neveritur nga ky akt bullist, iu drejtuar zemrës, duke i thënë që: Ti më emocionet e tua, mos të të duket vetja më e mirë dhe kështu, vendosi t’ia mbyllte gojën, duke ia rrethuar atë me izolant. Prandaj mos prit nga ky Shkodrani budalla, që në këtë takim ai të ta demonstrojë mençurinë e mendjes apo të t’i tregojë ndjenjat e zemrës. Këtë mos e prit sepse një gjë e tillë s’ka për të ndodhur.

Alba, përballë teje është Agron Rakaj dhe sinqeriteti i shpirtit tij. Vetëm kaq, asgjë më shumë.

2

Agron Rakaj është një djalë i ri nga qyteti i Shkodrës, i cili është person me aftësi të kufizuara. Të kushtëzuarit nga aktivitete të ndryshme, e kanë fokusuar atë drejt televizionit, emisioneve dhe programeve të ndryshme. Janë ato të cilat e bëjnë të jetojë atë pjesë të jetës të cilën do të dëshironte ta kishte. I pasionuar pas artit, të bukurës dhe personazheve që e frymëzojnë, Agroni ka shprehur një dëshirë të veçantë për ditëlindjen e tij, të cilën familja ia ka realizuar.

 

Postimi i balerinës Alba Hoxha:

Dëshira e vetme e Agron Rakaj për ditëlindjen e tij ishte të më takonte mua dhe prandaj erdhi posaçërisht në Klan, nga Shkodra. Ndonjëherë harrojmë sa të përkohshëm jemi në këtë jetë dhe na mbyt vrulli i ditës. Harrojmë që në fund të ditës, shëndeti dhe të qenit me këmbë në tokë janë më kryesoret. Faleminderit Agron Rakaj për surprizën e bukur që më bëre, dhe Zoti të dhëntë shëndet! Shpresoj të të kem lumturuar sadopak!”.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top